LAJMI I FUNDIT:

Bizneset kërkojnë më shumë përkushtim nga shteti për rritje të eksportit

Bizneset kërkojnë më shumë përkushtim nga shteti për rritje të eksportit

Kriteret që duhet të plotësojnë bizneset e sektorit të mishit për eksport të produkteve, nevoja për përkrahje nga institucionet, kontrolli i kufirit për të ndaluar qarkullimin e produkteve në mënyrë jo legale dhe bashkëpunimi i inspektoriatit komunal me atë qendror ishin disa nga temat kryesore të diskutimit në takimin virtual të realizuar ndërmjet Odës së Afarizmit të Kosovës, Drejtorit të Shëndetit Publik në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK) Flamur Kadriu dhe bizneset e sektorit të mishit.

Kryetari i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës Skënder Krasniqi përgëzoi AUVK për arritjen e eksportit të mishit të ardhur nga Evropa me prejardhje nga shpezët.


“Ky mish të mundësohet të ketë prejardhje edhe nga Kosova, e jo të jetë obligim prejardhja nga vendet e Bashkimit Evropian apo vendet e lejuara nga BE”, shtoi Krasniqi.

Kadriu falënderoi OAK dhe bizneset për takimin, duke shtuar që momentalisht është arritur të eksportohet vetëm mishi i shpezëve, prejardhja e të cilave është nga BE apo vendet e pranuara nga BE.

“Për të arritur këtë, AUVK ka kaluar një proces për tri vite, ndërsa një nga vështirësitë e hasura ishte mos qartësia e statusit të shëndetit të kafshëve në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Tutje sipas Kadriu “Kosova fillimisht duhet të kontrolloj kufijtë ashtu që të mos lejohet futja joformale e shtazëve e gjithashtu duhet të anëtarësohet edhe në Organizatën për Shëndetin e Kafshëve sepse momentalisht nuk kemi të drejtë të raportojmë sëmundjet e kafshëve”.

“Ndërsa, mungesa e bashkëpunimit të Inspektorëve të Veterinarisë në nivel komunal me ata qendror, po e vështirëson edhe më shumë kontrollin në teren”, shtoi Kadriu.

Adil Spahiu nga “Industria e Mishit Malësia” theksoi që shteti duhet të mbroj bizneset prodhuese duke ju lehtësuar çasjen në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare, duke shtuar tutje që bizneset e këtij sektori janë të gatshme të përkrahin AUVK në çdo mënyrë ashtu që të tejkalohet situata aktuale.

Gëzim Selimi nga “Industria e Mishit Calabria” kërkoi të informohet në detaje për eksportin e produkteve të mishit të shpezëve, prejardhja e të cilave është nga vendet e BE – së.

Bizneset prezente në këtë takim virtual patën mundësitë të informohen për nga afër lidhur me mundësitë e zhvillimit të veprimtarive të tyre, ku në fund të takimit u dakorduan që të zhvillohet edhe një sesion informues me biznesin e parë që ka arritur të eksportojë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Ekonomi
Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl

Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl", pritet të investojë në Kosovë - Qeveria ia propozon tri lokacione strategjike

Ekonomi
Kalo në kategori