Një Delegacion i Kosovës i kryesuar nga Agim Shahini, Kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Ministrisë se Punëve të Jashtme dhe biznese të ndryshme nga Kosova po marrin pjesë në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Sofje- Bullgari dhe që është i organizuar në kuadër të Samitit Presidencial të SEECP nen patronatin e Presidentit Bullgar dhe me organizim nga Oda e Ekonomisë dhe Industrisë së Bullgarisë (OEIB).

Në këtë Forum Ekonomik Ndërkombëtar po marrin pjesë shumë organizata biznesore nga Ballkani dhe Evropa e ne veçanti prezenca me e madhe ishte e Delegacionit nga Kosova,Sllovenia, Kroacia, Serbia, Hungaria dhe Rumania, ku temë diskutimi ishte Mundësitë e bashkëpunimit ndër regjional me fokus të veçantë të investimeve të përbashkëta ne projektet ndërkombëtare që lidh Ballkanin dhe Evropen Juglindore me vendet e treta.

AKB

Aleanca Kosovare e Bizneseve promovoi Kosovën si shtet i artë për investime të huaja gjatë takimeve të shumta bilaterale B2B që pati dhe në theks të veçantë ishte pritja nga Presidenti Cvetan Simeonov i Odes Ekonomisë dhe Industrisë së Bullgarisë (OEIB). Gjatë këtij takimi u diskutuar për mundësit e bashkëpunimit në mes Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe Oda e Ekonomisë dhe Industrisë së Bullgarisë (OEIB) për bizneset që operojnë në dy shtete duke ju ofruar shërbime dhe mbështetje për bizneset që kanë interes të shkëmbimeve tregtare dhe investimeve të përbashkëta.

Bashkëpunimi Ekonomik në mes dy shteteve duhet të rritet ku Shahini e informoi Kryetarin e Odës që Kosova ofron potencial ekonomik për investitorët dhe politikat investuese për çdo ditë Kosova po i bënë me konkurrent.

Nga takimi Presidenti i Odë paralajmëroi një vizitë me një delegacion të bizneseve bullgare në Kosovë, për të shikuar për së afërmi mundësit e bashkëpunimit dhe investimeve të përbashkëta të fushave të ndryshme në Kosove.

Pjesëmarrjen e Delegacionit të AKB-së në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Sofje e përcjelli dhe e mbështeti Ministria e Jashtme e Kosovës dhe Ambasada e Kosovës në Bullgari. /Telegrafi/