LAJMI I FUNDIT:

Bizneset britanike kërkojnë për një dalje të rregullt nga BE-ja

Bizneset britanike kërkojnë për një dalje të rregullt nga BE-ja

Bizneset në Britani të Madhe u kërkuan ligjvënësve që të ndalojnë konfliktet për BREXIT-in dhe të pajtohen për një dalje të rregullt nga Bashkimi Evropian, ndërkohë që disa firma të mëdha po krijojnë plane emergjence për t’u përballur me sfida.

Ndërkohë që më pak se nëntë javë kanë mbetur përpara se Britania e Madhe të dalë nga Bashkimi Evropian, Londra nuk ka arritur ende një marrëveshje për mënyrën se si do dalë nga blloku më i madh tregtar në botë.


Parlamenti refuzoi marrëveshjen e divorcit të kryeministres Theresa May, që përfshinte një periudhë dy vjeçare të tranzicionit që të shmangë ndërprerjet e ekonomisë dhe kjo ka rritur shanset që Britania e Madhe të dalë pa marrëveshje, gjë që do të dëmtonte portet, zinxhirët e furnizimit dhe godiste tregjet financiarë.

Përpara votimit në parlamentin britanik për të gjetur një zgjidhje, industria e transportit detar i bëri thirrje politikanëve që të ndalojnë konfliktet dhe të bien në dakordësi për marrëveshjen që May mund të arrijë me Evropën.

“Duhen anashkaluar konfliktet politike dhe parë më të mirën e vendit tonë”, deklaroi Oda Britanike e Transportit Detar.

Oda që përfaqëson më shumë se 200 kompani përfshirë gjigantin Maersk dhe që ndërmerr 95 për qind të tregtisë në mallra të vendit, bëri të ditur se May duhet të hedh poshtë masën parandaluese të Irlandës, apo t’i vendos kësaj çështjeje një limit kohor. /Telegrafi/