LAJMI I FUNDIT:

“Biznes” miliarda dollarësh në internet: Si ‘call center’ po i mashtrojnë klientët në Gjermani?

“Biznes” miliarda dollarësh në internet: Si ‘call center’ po i mashtrojnë klientët në Gjermani?

Portalet e investimeve të bazuara në internet janë një nga mashtrimet më të mëdha të kohës sonë. Njerëzit regjistrohen, duke shpresuar se do të investojnë dhe fitojnë. Në vend të kësaj, ata në fund mësojnë se janë mashtruar. Vetëm në Gjermani, mijëra viktima kanë rënë viktimë e mendjemprehtësisë së tyre.

Regjisorët Niklas Resch dhe Caroline Uhl janë takuar me viktimat dhe hetuesit, ku më pas kanë gjurmuar disa nga autorët që qëndrojnë pas mashtrimeve. Ata zbulojnë se përpjekja për t’i dhënë fund këtij lloj mashtrimi është si “lufta me mullinjtë e erës”. Për më tepër, viktimat dhe autorët mund të kenë më shumë të përbashkëta sesa mendojnë.


Ulrike Schneider u mashtrua për shumë para. Për ironi, ajo humbi mbi 10 mijë euro sepse u përpoq të bënte një punë të mirë duke investuar kursimet e saja. Ajo investoi para në një portal financiar online të quajtur “TradeInvest90” sepse i premtoheshin fitime të mira në një kohë të shkurtër. Çfarë nuk dyshonte Schneider është se portali drejtohej nga një bandë ndërkombëtare mashtruesish, raporton DW.

Në film shfaqet një djalë me pseudonimin Adrian. Ai jetonte në Kosovë me pothuajse asnjë para në xhep. Kështu, kur mori një ofertë pune nga qendra e thirrjeve – e cila paguante mirë – ai pranoi pa problem.

Por, shpejt e kuptoi se puna e tij ishte e paligjshme. Ai kishte për detyrë të ‘shiste’ veten se ishte ekspert i tregut financiar i portalit “TradeInvest90” – dhe kështu të merrte para përmes telefonit nga investitorët gjermanishtfolës si Ulrike Schneider.

Adrian dhe kolegët e tij, viktimave u morën miliona – dhe fituan vetë shuma të mëdha. Kreu i kësaj bande mashtruesish është bërë multimilioner. Ai shpërdoron paturpësisht kursimet e viktimave të tij.

Mashtrimi vazhdoi për disa vite derisa hetuesit nga Zyra e Policisë Kriminale Shtetërore në Saarbrucken i dhanë fund bandës – pas një hetimi kompleks. Por, të tjerët vazhdojnë të vjedhin shuma të mëdha parash duke përdorur të njëjtin mashtrim edhe sot e kësaj dite.

Krijuesit e filmit kanë arritur të ofrojnë një pasqyrë të fuqishme në punën më të thellë të një bande shumë të organizuar mashtruesish. Për herë të parë, filmi tregon materiale origjinale nga brenda qendrës së thirrjeve. Dokumentari kundërshton pikëpamjet dhe motivet e viktimave, autorëve dhe hetuesve – dhe tregon mekanizmat psikologjikë që funksionojnë si te të mashtruarit ashtu edhe te mashtruesit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori