Bizantologu gjerman Peter Schreiner ka marrë pjesë në Kuvendin Ndërkombëtar të Albanologjisë me një studim për atë që e quan “Historia e një thesari shqiptar, Ungjilli i Korçës”. Studimi i tij ka në vëmendje kodikun nr. 93 të Korçës dhe ecejaket e tij shekullore.
Schreiner tha se bëhet fjalë për “një dorëshkrim që është greko-bizantin e që gjendet prej të paktën tre shekujsh në territorin shqiptar. Është gjetur në Korçë dhe është dorëshkrim i rëndësishëm sepse ka miniatura të shekullit X dhe është shkruar në fillim të periudhës më të rëndësishme të historisë kulturore bizantine, që është shekulli i perandorit Kostandin Porfirogjenti”.
Schreiner që ka qenë pedagog në Këln dhe president i shoqatës ndërkombëtare të studimeve bizantine, ka gjetur gjatë hulumtimeve të tij edhe zotëruesit e dorëshkrimit.
“Në fillim i përkiste një tregtari të pasur i cili ia shiti një manastiri të famshëm në Kostandinopojë, që e ruajti për tre shekuj. Më pas u tranportua prej aty në Epir, e paqartë se ku, por mendohet se ai i përkiste një koleksioni me dorëshkrime të rëndësishme në manastirin ku u ruajt. E quaj thesar sepse bën pjesë në këtë koleksion ungjijsh që janë gjetur në Korçë e që janë në Shqipërinë e sotme thesar të simbiozës mes kulturës bizantine e shqiptare mesjetare”.
Kodiku nr.93 i Korçës ruhet në Arkivin e Shtetit në Shqipëri. Schreiner beson se ky Ungjill i përkiste një tregtari të pasur shqiptar te shekujve të fundit që po ashtu e shiti, njësoj si tregtari i pasur i shekullit të dhjetë që e shiti atë duke kërkuar që dorëzimi në manastir të bëhej pas vdekjes së tij.
Schreiner sheh vlera artistike e historike në këtë dorëshkrim. /News 24/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shqiptarët dhe Abdylhamiti II

Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Përplasjet e Ismail Qemalit me Sulltanin

A është më mirë këtu apo atje? (Video)

Don Zhuani, miti, sindromi dhe koha jonë

DHJETË PARALAJMËRIME PËR MESHKUJ

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Top 11 transferime që pritet të realizohen këtë verë - Isak, Sesko, Gyokeres dhe disa top yje të tjerë

Trump deklaron sërish: Meritoja çmimin Nobel për zgjidhjen e problemit Kosovë – Serbi

Përfshihen nga flakët disa vetura në Breg të Diellit në Prishtinë

Man City po mendon projektin e ri pa Guardiolan - ka gjetur zëvendësuesin 'perfekt' të spanjollit

Zbulime me rëndësi historike në Istog, Instituti Arkeologjik dhe Universiteti i Miçiganit ndriçojnë historinë e hershme të Kosovës

Me kalimin te Liverpooli – Wirtz pritet të thyejë “rregullin e artë” të Kloppit që e kishte vendosur në Anfield