LAJMI I FUNDIT:

Bixhoz i paligjshëm, kapen nëntë persona duke luajtur në Jezerc të Ferizajt

Bixhoz i paligjshëm, kapen nëntë persona duke luajtur në Jezerc të Ferizajt

Sot, në ora 00:05 të mëngjesit, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në një vilë në fshatin Jezerc të Ferizajt, dyshohej se disa persona ishin duke zhvilluar aktivitete joligjore, duke luajtur bixhoz.

Njësitet reaguese të  stacionit policor në Ferizaj, kanë reaguar menjëherë dhe janë nisur në drejtim të këtij lokacioni, ku kanë hasur nëntë persona duke luajtur bixhoz.


“Me këtë rast, policia i ka marrë veprimet e nevojshme hetimore, duke bërë fotografimin dhe si dëshmi materiale kanë gjetur një pako me 301 çipa që konvertohen në shuma të caktuara të parave dhe 2 palë letra që janë përdorur për të luajtur bixhoz, të cilat janë konfiskuar”, thuhet në njoftim.

Pasi janë kontrolluar personat e dyshuar, të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policia, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është iniciuar rast penal ndaj personit me inicialet P.V (M/K) i moshës 51 vjeçar për veprën “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe të gjithë personat janë liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Brenda bazës së njësisë “K9” të Policisë së Kosovës, shembullit të partneritetit njeri – qen

Brenda bazës së njësisë “K9” të Policisë së Kosovës, shembullit të partneritetit njeri – qen

Lajme
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për

Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për "vlerësim" në Gjykatën Kushtetuese?

Lajme
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Kalo në kategori