LAJMI I FUNDIT:

Bitcoin fillon të rimerr vetën

Bitcoin fillon të rimerr vetën

Pas një rënie prej 30 për qind brenda një jave, kriptovaluta Bitcoin brenda 24 orëve është duke e rimarr vetën.

Të dielën Bitcoin arriti në pikën më të ulët prej 3,500 dollarëve, ndërsa aktualisht është duke u tregtuar me 4,032.40 dollarë, pra me një rritje prej 7.42 për qind.

Vazhdon rënia e vlerës së Bitcoin, aktualisht tregtohet me 3,700 dollarë
Lexo po ashtu Vazhdon rënia e vlerës së Bitcoin, aktualisht tregtohet me 3,700 dollarë

Edhe vlerat e kriptovalutave të tjera filluan ta rimarrin vetën, ku Ethereum u rrit me 8.65 për qind, Ripple me 8.53 për qind dhe Bitcoin Cash me 6.37 për qind, shkruan Telegrafi.

Javën e kaluar, Bitcoin kishte vlerën më të ulët që nga muaji tetor 2017 ku humbi rreth 75 për qind të vlerës që nga kulmi që ishte në muajin dhjetor 2017.

Një panoramë më e gjerë e industrisë zbulon se dhjetë kriptovalutat në botë kanë pasur të njëjtin fat këto ditë. /Telegrafi/