LAJMI I FUNDIT:

Bislimi priti në takim ambasadorin e Hungarisë, flasin për përmirësimin e sistemit të ujit

Bislimi priti në takim ambasadorin e Hungarisë, flasin për përmirësimin e sistemit të ujit

Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi ka pritur sot në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, të cilin e falënderoi për përkrahjen e Kosovës nga shteti Hungarez.

Gjatë takimit ministri Bislimi e njoftoi ambasadorin Márkusz për prioritet e Qeverisë Kurti dhe adresimin e sfidave në fushën e rritjes ekonomike si dhe përmirësimin e sistemit të ujit si një ndër prioritetet e Qeverisë në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve të vendit.


Ndërsa, ambasadori hungarez Laszlo Markusz e uroi Bislimin për detyrën e re dhe shprehi gatishmërinë e tij dhe të shtetit Hungarez për ta mbështetur Kosovën në rrugën e saj të zhvillimit ekonomik dhe në rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. /Telegrafi/