Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës e cila hyn në fuqi nesër, ka për qëllim të mbrojë konsumatorin dhe sistemin e pagesave në vend.
Sipas tij, objekt i kësaj rregulloreje nuk ka qenë dhe as nuk është ndalimi i qarkullimit të ndonjë monedhe specifike në vend.
Në një konferencë për media, zëvendëskryeministri ka deklaruar se rregullorja “as nuk e ndalon, as nuk e lejon e as nuk merret me dinarin serb”.
“Qëllimi final i rregullores është mbrojtja e konsumatorit dhe sistemit të pagesave në Republikën e Kosovës. Objekt i rregullores nuk ka qenë e as nuk është ndalimi i qarkullimit të ndonjë monedhe specifike në vend, sepse kjo temë është e rregulluar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, është shprehur Bislimi.
Ai tutje ka thënë se çfarëdo tentative që rregullorja të trajtohet vetëm nga aspekti i ndalimi i qarkullimit të një monedhe të caktuar, në rastin më të mirë përbën mosnjohje të rregullores apo kompetencave të BQK-së, por edhe tendencë për keqpërdorim të kësaj rregulloreje për tendenca jofisnike politike.
“Me nxjerrjen e kësaj rregulloreje, BQK-ja është kujdesur në maksimum për ruajtjen e pavarësisë së saj të plotë institucionale dhe menaxheriale. Me këtë BQK-ja ka dëshmuar nivel mbresëlënës të profesionalizmit, komponentë e rëndësishme në garantimin e integrimit të suksesshëm të sistemit tonë monetar në platformat dhe mekanizmat e bashkëpunimit rajonal dhe ato brenda eurozonës”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”: A i kontrollon kush çmimet?
Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita
Pagat minimale në Evropë - si ndryshojnë në të gjithë kontinentin?
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë