LAJMI I FUNDIT:

Bislimi dhe Komisionerja e Këshillit të Evropës flasin për të zhdukurit me dhunë gjatë luftës

Bislimi dhe Komisionerja e Këshillit të Evropës flasin për të zhdukurit me dhunë gjatë luftës

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka pritur të enjten në takim Komisioneren për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës, Dunja Mijatoviq.

Siç njofton Qeveria, gjatë këtij takimi ndër të tjera është diskutuar edhe për verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës


“Komisionerja Mijatoviq u shpreh falënderuese për mikpritjen nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës, gjatë punës së saj monitoruese për të drejtat e njeriut, si dhe fushat që kanë të bëjnë me drejtësinë tranzicionale, kohezionin social, liritë e mediave dhe barazia gjinore. Gjithashtu, u përshëndet dhe puna e Qeverisë për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës”.

“Zëvendëskryeministri Bislimi e informoi Komisioneren Mijatoviq rreth angazhimit të vazhdueshëm dhe përkushtimit të Qeverisë në zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës”, thuhet në komunikatën për media.

Në takim thuhet se është diskutuar edhe mbi avancimin e barazisë gjinore dhe rëndësinë e kuotave të grave në institucione publike të Kosovës.

“Zëvendëskryeministri Bislimi foli edhe mbi bashkëpunimin që tashmë Kosova e ka përmes institucioneve ku është anëtare, siç janë Komisioni i Venedikut dhe Banka e Këshillit të Evropës, si dhe aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës”.​/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori