LAJMI I FUNDIT:

Bisedë telefonike me O’Brien, Osmani: Diskutuam për anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe zbatimin marrëveshjes së Brukselit

Bisedë telefonike me O’Brien, Osmani: Diskutuam për anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe zbatimin marrëveshjes së Brukselit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, James O’Brien.

Osmani, përmes një postimi në platformën X, ka njoftuar se me zyrtarin e lartë amerikan kanë diskutuar për partneritetin me SHBA-në dhe hapat e mëtejmë të zbatimit të marrëveshjes së Bruselit.


”Një telefonatë produktive me O’Brien sot. Theksoi rëndësinë themelore të punës së bashku me aleatët tanë të SHBA-së në mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë. Ne diskutuam gjithashtu hapat e Kosovës për anëtarësimin në KE dhe zbatimin e plotë dhe të shpejtë të marrëveshjes së Brukselit”, ka shkruar Osmani, transmeton Telegrafi.

Ditë më parë, gjatë një diskutimi online që kishte me gazetarë, O’Brien ka folur edhe për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe sulmin  në Banjskë të Zveçanit, të cilin sulm e kishte organizuar dhe mori pjesë Milan Radoiçiq, i cili tashmë është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sulmi terrorist në Banjskë, O’Brien: Serbisë ia kemi bërë të qartë se individët e përfshirë duhet të mbajnë përgjegjësi
Lexo po ashtu Sulmi terrorist në Banjskë, O’Brien: Serbisë ia kemi bërë të qartë se individët e përfshirë duhet të mbajnë përgjegjësi

Ai me këtë rast tha se individët që janë përfshirë në këtë sulm duhet të marrin përgjegjësi për veprimet e tyre.

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit po ashtu është deklaruar edhe lidhur me lëvizjes e ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën, të cilat theksoi se janë duke i përcjellë.

O’Brien ka ritheksuar se edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e di së përdorimi i forcës do të ishte i papranueshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kalo në kategori