Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump konfirmoi se ka biseduar për Joe Bidenin me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, gjatë një bisede telefonike në muajin korrik.
Kjo bisedë është në qendër të një skandali politik në Shtetet e Bashkuara, shkruan REL.
Presidenti Trump tha se i ka thënë homologut të tij ukrainas, se “ne nuk duam që njerëz si ish-zëvendëspresidenti Joe Biden, dhe djali i tij”, të kontribuojnë në korrupsionin që po ndodh tashmë në Ukrainë.
Biden është një nga pretendentët kryesor për të marrë nominimin e demokratëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA.
Gazeta The Wall Street Journal raportoi më 20 shtator se Trump e pyeti tetë herë presidentin ukrainas për të shikuar në aktivitetet e Bidenit në Ukrainë.
Në mesin e demokratëve të Kongresit, kjo çështje ngriti pyetje nëse një veprim i tillë është i barasvlefshëm me presionin.
Zyrtarët e Ukrainës kanë thënë se Trump nuk ka bërë presion gjatë bisedës.
Në anën tjetër, kryesuesi i Komitetit të Inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve, Adam Schiff, tha më 20 shtator, se nëse hetimi tregon se Trump bëri presion ndaj presidentit Zelenskey për të hetuar ish-nënpresidentin Joe Bisden, atëherë votëbesimi ndaj Trumpit do të ishte opsioni i vetëm.
“Nëse presidenti në thelb po e ndalë ndihmën ushtarake, në të njëjtën kohë që po provon të kërcënojë një lider të huaj, për të bërë diçka të paligjshme, për të siguruar njollosjen e kundërshtarit të tij, gjatë një fushate presidenciale, atëherë votëbesimi do të ishte ilaçi i vetëm ndaj asaj që përfaqëson”, ka thënë Schiff.
Rrënjët e skandalit
Rrënjët e këtij skandali na kthejnë prapa në vitin 2014 kur djali i Joe Biden, Hunter Biden, iu bashkua bordit të kompanisë së gazit në Ukrainë “Burisma Holding”, e cila ishte nën hetim.
Joe Biden, që në atë kohë e kishte nën mbikëqyrje Ukrainën si zëvendëspresident i SHBA-së, e akuzoi prokurorin e përgjithshëm ukrainas, Viktor Shokin për dështim në luftimin e korrupsionit.
Avokati personal i presidentit Trump, Rudy Giuliani, tash po e akuzon Bidenin për përjashtimin nga puna të prokurorit Shokin për të ndalur hetimin ndaj kompanisë së gazit, përcjell REL.
Giuliani po përpiqet që Ukraina të nis një hetim ndaj Bidenit.
Mediat ukrainase kanë raportuar se Shokin nuk ka pasur një hetim të hapur ndaj kompanisë së gazit, në kohën kur është larguar nga detyra.
Joe Biden kërkoi që presidenti Trump menjëherë të bëjë publike transkriptin e bisedës me presidentin ukrainas, Volodymir Zelenskey në mënyrë që siç tha, amerikanët të gjykojnë vet për rastin.
Trump që e përshkroi bisedën telefonike kryesisht si “bisedë urimi”, tha se është duke konsideruar ta publikojë atë.
“Unë do të dëshiroja ta bëja këtë, por ju do të jeni paksa të turpëruar nëse e bëj”, u tha ai gazetarëve.
Ukrania: Trump nuk bëri presion
Komitetet e Dhomës së Përfaqësuesve po hetojnë raportet e mediave të cilat pretendojnë se Trump kërcënoi të pezullojë rreth 250 milionë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën, përveç nëse administrata e Zelenskiyt do të hetonte veprimet e Bidenit dhe djalit të tij.
Ndihma ishte pezulluar vetëm disa javë para telefonatës së korrikut, por Shtëpia e Bardhë njoftoi javën e kaluar se do ta jepte atë ndihmë.
Ndihma ka për qëllim të trajnojë dhe pajisë forcat ukrainase, ndërsa ata luftojnë kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia në një luftë që zgjati më shumë se pesë vjet, vrau më shumë se 13,000 njerëz dhe shkatërroi një pjesë të madhe të Ukrainës lindore.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Vadym Prystaiko, më 21 shtator mohoi pretendimet se Trump kishte bërë presion ndaj Zelenskiy gjatë telefonatës.
“Unë e di se për çfarë bëhej biseda, dhe unë mendoj se nuk kishte presion”, tha Prystaiko në një intervistë për median Hromadske.
“Kjo bisedë ishte e gjatë, miqësore dhe preku në shumë pyetje, ndonjëherë duke kërkuar përgjigje serioze”, tha ai.
Zyra e presidentit Zelenskiy ende nuk ka komentuar për rastin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Papa Françesku bën sërish thirrje për ‘negociata’ për paqe në Ukrainë
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Ku është ‘Fito’? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën