LAJMI I FUNDIT:

Britney Spears mund të mos performojë kurrë më për shkak të problemeve të saj mendore

Britney Spears mund të mos performojë kurrë më për shkak të problemeve të saj mendore
Britney Spears (Foto: Michelangelo Di Battista/Sony/RCA via Getty Images/Guliver)

Menaxheri më afatgjatë i këngëtares Birtney Spears, Larry Rudolph, ka pohuar se këngëtarja kurrë nuk do të mund të performojë përsëri në mes të betejës së saj me shëndetin mendor.

Këngëtarja 37 vjeçare kishte planifikuar të rifillonte koncertet, por mesa duket një gjë e tillë nuk do të ndodhë.


Menaxheri i këngëtares ka thënë se Britney nuk do të kthehet në skenë, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Britney Spears (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Larry, 55 vjeç, i tha TMZ-së: “Si personi që udhëheq karrierën e saj – bazuar në informacionin që unë dhe të gjithë profesionistët që punojnë me të janë duke u thënë në bazë të nevojës për njohje – nga ajo që kam mbledhur është e qartë për mua që ajo nuk duhet të kthehet në muzikë, jo në të ardhmen e afërt dhe ndoshta kurrë më”.

Ekzekutivi i muzikës ka menaxhuar artisten për më shumë se dy dekada, duke përfaqësuar karrierën e saj nga viti 1998 në 2004 dhe nga viti 2008 e tutje.

Turi i fundit i Britney Spearsit ishte planifikuar të niste më 13 shkurt, me 32 shfaqje të planifikuara deri më 17 gusht, por u shty për shkak të problemeve të saj me shëndetin mendor.

Britney Spears (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

MailOnline ka kontaktuar me përfaqësuesit e Britneyt për komente të mëtejshme, por të njëjtët kanë refuzuar të japin përgjigje.

Lajmi pa dyshim do të bjerë në befasi për fansat e saj besnikë, pasi që interpretuesja e hitit “Baby One More Time” është konsideruar si një ikonë në industrinë e muzikës për më shumë se 20 vjet

Ajo numëron një numër të madh këngësh të suksesshme dhe albume të edituara në treg, të cilat i kanë dhënë ndër vite sukses global.

Britney Spears (Foto: Kevork Djansezian/Getty Images/Guliver)

Në shkurt të vitit 2007, këngëtarja u shtrua në mjedise të ndryshme të rehabilitimit të drogës, pasi ajo e rruajti kokën me gërshërë elektrike në mes të betejës së saj me shëndetin mental.

Edhe këtë vit, ajo u shtrua në një qendër rehabilitimi të shëndetit mendor. /Telegrafi/

Britney Spears (Foto: Christopher Polk/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori