LAJMI I FUNDIT:

Birraria finlandeze prezanton birrën NATO – përshëndet vendimin për të aplikuar për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike

Birraria finlandeze prezanton birrën NATO – përshëndet vendimin për të aplikuar për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike

Një birrari e vogël finlandeze që funksionon vetëm dhjetëra kilometra larg kufirit me Rusinë, ka prezantuar birrën e re për të përshëndetur kërkesën e vendit për t’ju bashkuar Aleancës Veri-Atlantike.

Birra quhet Otan olutta – fjala e parë asocion në versionin francez të shkurtesës NATO (OTAN), e emri i plotë do të thotë “do të pi birë”, transmeton Telegrafi.


Birra ka “ndjenjën e sigurisë dhe të lirisë”, ka thënë për Reuters, Petteri Vanttinen, drejtori ekzekutiv i kompanisë Olaf Brewing.

Finlanda dhe Suedia kanë dorëzuar kërkesën për anëtarësim në NATO, një vendim i marr si rezultat i invazionit rus në Ukrainë.

Në anën tjetër, Moska menjëherë ka reaguar duke i kërcënuar për pasoja nëse ndërmarrin një veprim të tillë.

“Jemi këtu, nën kthetrat e ariut”, tha Vanttinen në birrarinë që gjendet në Savonlinni në lindje të Finlandës.

“Tani mund të pimë birra kur kemi arritur kaq larg. Besoj që i përshtatet mentalitetit finlandez – të ruajmë gjakftohtësinë. Nuk ka arsye për panik”, ka shtuar ai.

Kanaçet kaltër e bardhë i përshtaten ngjyrave të NATO-s, në mes të saj është vizatuar edhe logoja e Aleancës Veri-Atlantike. /Telegrafi/