LAJMI I FUNDIT:

Birraria belge do të paguajë pushimet në Belgjikë, atyre që duan të shëtisin dhe pinë birra (Video)

Birraria belge do të paguajë pushimet në Belgjikë, atyre që duan të shëtisin dhe pinë birra (Video)

Kompania e famshme e birrës në Belgjikë, do të paguajë pushimin, vetëm për të pirë birra dhe shëtitur në qetësi.

Hoegaarden është birraria belge, nga qyteti me të njëjtin emër, ku edhe do t’i pranon të gjithë ata që duan të shkojnë për vizitë, transmeton Telegrafi.

“Do të ju paguajmë 1,445 dollarë, vetëm që të vini dhe të shijoni birrën tonë. Të largoheni nga pushimet e zakonshme dhe të zhurmshme, për të qëndruar në fshatin e qetë, natyrën e begatë, ecjen nëpër rrugë me kalldrëm, nën qiellin e pastër dhe sigurisht të shijoni birrën tonë” thuhet në komunikatë.


Të gjithë ata që duan, duhet të konkurrojnë nëpërmjet ueb-faqes së kompanisë, ndërsa katër fitues, bashkë me shoqërinë e tyre, do të dërgohen në Hoegaarden.

Atyre do iu paguhet udhëtimi me aeroplan dhe akomodimi, ndërsa do t’ju ofrohen edhe 1,445 dollarë, shifër e njëjtë me vitin kur u themelua birraria.

Me anë të këtyre pushimeve, ata duan të tregojnë mënyrën e vërtetë të shijimit të birrës, gjatë shëtitjeve dhe kryesisht në qetësi. Për dallim prej përdorimit të zakonshëm, para televizionit, apo në kafene dhe klube natë.

Vetëm katër prej konkurrentëve do të jenë fitues, që do të pushojnë prej 11 deri më 15 maj, me shpenzime të mbuluara dhe shpërblim të kënaqshëm. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Boshnjaku i dehur bëri një ndër marrëzitë e paparë në jetë

Boshnjaku i dehur bëri një ndër marrëzitë e paparë në jetë

Fun
Vajza

Vajza "Hawk Tuah" ia shpjegon gjyshes kuptimin e shprehjes virale

Fun
Derrat u ngjitën në pemë dhe lëpinë pemën e pjeshkës -pronari nuk e di se çfarë i ndodhi

Derrat u ngjitën në pemë dhe lëpinë pemën e pjeshkës -pronari nuk e di se çfarë i ndodhi

Fun
Burri vozit veturën me vajzën e tij në prehër, videoja ngjall reagime në rrjete sociale

Burri vozit veturën me vajzën e tij në prehër, videoja ngjall reagime në rrjete sociale

Interesante
Miliona e panë videon e djalit duke qeshur

Miliona e panë videon e djalit duke qeshur

Fun
Pronari e mësoi qenin t'i hidhej në prehër, më vonë u pendua

Pronari e mësoi qenin t'i hidhej në prehër, më vonë u pendua

Fun
Kalo në kategori