LAJMI I FUNDIT:

“Birra Peja” kishte leje nga UEFA për të transmetuar “Euro 2016” (Dokument)

“Birra Peja” kishte leje nga UEFA për të transmetuar “Euro 2016” (Dokument)

“Birra Peja” ka dërguar një komunikatë për media ku dokumenton të drejtën që ka pasur për të transmetuar ndeshjet e kampionatit evropian “France Euro 2016”.

Birraria e njohur kosovare dhe evropiane, “Birra Peja” ka pasur të drejt transmetimi të ndeshjeve të Kampionatit Evropian “France 2016”.


“Birra Peja” këtë e ka dokumentuar me anë të një kontrate që ka pasur me Platformën Digjitale Tokësore dhe Satelitore “Digitalb”, ku kjo e fundit e i ka dhënë të drejtën “Birra Peja” për të transmetuar ndeshjet në “Sheshin Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Në dokumentit e dërguar për media, “Birra Peja” ka theksuar se ka pasur leje nga UEFA për transmetim publik, teksa edhe leja me Komunën e Prishtinës ka qenë në rregull. /Telegrafi/

Deklaratë për media

Ka leje nga UEFA për transmetimin publik të “Euro 2016” në Prishtinë

“Birra Peja” i ka paraqitur Komunës së Prishtinës lejen e ligjshme për të organizuar platformat në Prishtinë për ndjekjen e ndeshjeve të Kampionatit Evropian të Futbollit “France Euro 2016”.

“Digit-Alb SH.A. zotëron të drejtat për transmetimin publik në Republikën e Kosovës të Kampionatit Evropian të Futbollit ‘France Euro 2016’, konkretisht në Sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë, sipas Dokumentit Nr. 34836 datë 1 mars 2016, aprovuar nga UEFA”, shkruan në dokumentin e lejes origjinale (bashkëngjitur me këtë kumtesë), e cila i është dhënë “Birrës Peja” nga Platforma Televizive Digjitale Tokësore dhe Satelitore “DigitAlb” nga Tirana, si zotuese e të drejtave për transmetim publik në Republikën e Kosovës të këtij kampionati.

Aty shtohet se “transmetimi publik do të zhvillohet gjatë gjithë kohëzgjatjes së eventit, prej datës 10 qershor 2016 deri më 10 korrik 2016”.

 Ky dokument hedh poshtë çfarëdo pretendimi se gjoja “Birra Peja” nuk ka pasur të drejtë të transmetojë ndeshjet e “Euro 2016” pasi sponsor gjeneral i kësaj organizate është kompania e birrës “Carlsberg”.

 “Birra Peja” Prishtinë, 07.04.2017

Dokument-kontrata e “Birra Peja” me “Digitalb”
Artikull i sponzorizuar

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori