Motrat e quajtura 'binjakët më identikë në botë' kanë zbuluar se si të dyja duan të martohen me të dashurin e tyre të përbashkët - por ligji i ndalon ata që ta bëjnë këtë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Anna dhe Lucy DeCinque, 33, nga Perth, Australi kanë qenë me mekanikun Ben Byrne që nga viti 2012, por tani duan të bëjnë gjërat zyrtare me një martesë.


gg1

Megjithatë poligamia është e ndaluar sipas Aktit të Martesës Australiane të 1961.

gg5

Kështu, gratë u shfaqen në një program televiziv duke thënë se kanë një problem, me shpresën e gjetjes së një zgjidhjeje.

gg3

Madje, siç thuhet tutje, motrat të cilat u quajtën "binjakët më identikë në botë", kanë shpenzuar rreth 250 mijë dollarë në kirurgji kozmetike për ta bërë veten të duken më të ngjashme.

gg4

Dyshja e zbuluar edhe tregojnë shpresat e tyre për t'u martuar me të njëjtin të dashur për tetë vjet - mekanikun elektrik Ben Byrne të cilin të dy e duan dhe ndajnë një shtrat me të. /Telegrafi/