LAJMI I FUNDIT:

Bill Gates: Njerëzit po e provokojnë AI-n por nuk paraqet rrezik, gjatë dy vjetëve të ardhshme do të përmirësohet nga saktësia

Bill Gates: Njerëzit po e provokojnë AI-n por nuk paraqet rrezik, gjatë dy vjetëve të ardhshme do të përmirësohet nga saktësia

Bill Gates tha se disa njerëz po provokojnë inteligjencën artificiale dhe po e bëjnë atë të duket “injorante”, por kjo nuk ishte kërcënuese për njerëzit.

I pyetur nga një gazetar i Financial Times nëse ai ishte i shqetësuar për inteligjencën artificiale AI, Gates tha ishte “në rregull, nuk ka asnjë kërcënim”, transmeton Telegrafi.


“Teknologjia me të cilën po luajnë shumica e njerëzve, është një brez i vjetër”, tha ai për FT në një podcast të publikuar të enjten. “Është versioni i tretë në krahasim me atë që është integruar në Bing, të cilin disa gazetarë e kanë dhe do të hapet më gjerësisht”.

Komentet e tij pasojnë raportet rreth Bing-ut të ri të Microsoft me AI që iu përgjigjet pyetjeve të përdoruesve në një mënyrë shumë të çuditshme si njeriu.

Inteligjenca artificiale e Microsoft po sillet çuditshëm – gënjen, kërcënon, kritikon dhe u shprehë dashurinë përdoruesve
Lexo po ashtu Inteligjenca artificiale e Microsoft po sillet çuditshëm – gënjen, kërcënon, kritikon dhe u shprehë dashurinë përdoruesve

Microsoft tha në një postim në blog se Bing mund të “provokohet” për të dhënë përgjigje të papritura nëse përdoruesit flasin me të për një kohë të gjatë.

Bashkëthemeluesi i Microsoft tha për FT se Bing ende bën gabime dhe thotë “gjëra të çmendura”, por thotë se njerëzit e kishin me patjetër për ta provokuar.

“Nuk është e qartë se kush duhet të fajësohet, e dini, nëse uleni atje dhe provokoni pak”, tha Gates për FT.

Ai tha në intervistë se ishte shumë i përfshirë në Shërbimin Azure OpenAI të Microsoft, i cili përdor teknologjinë e kompjuterit cloud të Microsoft për t’i lejuar kompanitë të përdorin mjete AI si ChatGPT, sipas një njoftimi për shtyp të kompanisë.

Por sipas Gates, problemi kryesor me AI-n nuk është vetë AI që bën gjëra, por njerëzit që e kontrollojnë atë. Këto grupe mund të kryejnë sulme kibernetike ose mashtrime me ndihmën e AI-s, tha ai për FT.

Inteligjenca artificiale pritet të përmirësohet me shpejtësi për sa i përket saktësisë dhe aftësive të saj gjatë dy vjetëve të ardhshme, tha Gates në intervistë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Fitim rekord i Nintendo, hidrauliku më i famshëm në botë është përgjegjës për gjithçka

Fitim rekord i Nintendo, hidrauliku më i famshëm në botë është përgjegjës për gjithçka

Lojëra
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Teknologji
Dy prodhues dominojnë: Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024

Dy prodhues dominojnë: Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024

Teknologji
Çfarë do të sjellë AI në iOS 18?

Çfarë do të sjellë AI në iOS 18?

Teknologji
Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Teknologji
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Teknologji
Kalo në kategori