LAJMI I FUNDIT:

Bill Cosby dënohet me tre deri në dhjetë vjet burg për drogim dhe përdhunim

Bill Cosby dënohet me tre deri në dhjetë vjet burg për drogim dhe përdhunim
Bill Cosby (Foto: Getty Images)

Komiku amerikan, Bill Cosby, është dënuar me tre deri në dhjetë vjet burg për shkak të keqtrajtimeve seksuale, raportojnë mediat amerikane.

Aktori 81 vjeçar gjatë procesit gjyqësor është etiketuar si një përbindësh seksual, që do të thotë se deri në fund të jetës duhet të këshillohet psikikisht dhe do të qëndrojë në listën e keqtrajtuesve seksualë.


Edhe pse avokati i tij ishte munduar të tregonte përmes dokumentacionit se për shkak të moshës së tij, Cosby nuk ishte i rrezikshëm për rrethin, gjyqtari e ka shpallur përbindësh.

Fqinjët, shkollat dhe kopshtet e fëmijëve duhet të njoftohen se ai jeton në afërsi të tyre.

Në rast se dënimi do të ishte maksimal, atëherë aktori do të jetë 91-vjeçar kur të dalë nga burgu.

Lajmet për Bill Cosbyn
Lexo po ashtu Lajmet për Bill Cosbyn

Në muajin prill Cosby ishte shpallur fajtor për tri raste të keqtrajtimit seksual, gjegjësisht për drogim dhe keqtrajtim seksual.

Komiku në vitin 2004 i kishte dhënë tableta dhe e kishte përdhunuar një femër të quajtur Andree Constand. Në leximin e vendimit të gjykatës, kanë qenë të pranishme edhe dy femra tjera që e kanë akuzuar Cosbyn për keqtrajtim seksual. Ndërsa numër i përgjithshëm i femrave që e kanë akuzuar aktorin është mbi 60-të.

Psikologia Kristen Dudley ka thënë se Bill Cosby ka nevojë të pakontrolluar për keqtrajtimin e femrave të reja, ndërsa këtë e bën me ndihmën e fuqisë dhe prestigjit, dhe kjo gjë e rendit atë në kategorinë e ‘përbindëshit seksual’.

Komiku amerikan u bë i njohur në vitet e tetëdhjeta kur luajti në hit-komedinë televizive, “Cosby Show”, ku luante rolin e babait në një familje afro-amerikane në Brooklyn të New Yorkut. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori