LAJMI I FUNDIT:

Bildt: Serbia një ditë do ta njohë Kosovën

Bildt: Serbia një ditë do ta njohë Kosovën
Foto Arkiv

Ish-Ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë, Carl Bildt në një intervistë për mediumin boshnjak, politicki.ba,  ka thënë se në një moment Serbia do ta njoh pavarësinë e Kosovës.

“Në një moment, Serbia do të duhet ta njohë Kosovën. Në një moment, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte forcën për një vendim të tillë, por e humbi atë moment. Sidoqoftë, ai e di se ky është çelësi i rrugës së Serbisë drejt Bashkimit Evropian”, tha Bildti, shkruan slobodna-bosna.ba.


Diplomati suedez aktualisht është bashkëkryetar i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme, një organizatë jo-qeveritare me ndikim e përfshirë në reflektimin e politikës së jashtme, transmeton Telegrafi.

Ai vlerësoi se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara më në fund kanë filluar të punojnë së bashku, por është i mendimit se perspektiva Evropiane e këtij rajoni nuk ka qenë kurrë më larg.

“Do të doja që SHBA-ja dhe BE-ja të punonin edhe më ngushtë. Kam përshtypjen se Shtetet e Bashkuara janë më të interesuara për çështje që lidhen me Izraelin dhe Kinën, si dhe me dialogun Kosovë-Serbi. Por shpresoj se kjo do të ndryshojë dhe se ata do të mbështesin dialogun e BE më shumë, siç bënin më parë”, tha ai.

Në konstatimin se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë për anëtarin e presidencës së Bosnjës, Milorad Dodikun paraqet platformë që e lyps pavarësinë e Republikës Serbe të Bosnjës, Bildt ka thënë se Kosova është shtet i pavarur.

“Sa i përket asaj pike, nuk ka kthim. Dodiku është i vetëdijshëm se nuk ka asgjë sa i përket pavarësisë së Republikës Serbe të Bosnjës. Këtë gjë madje as Serbia nuk do ta pranonte”, ka theksuar Bildt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Lajme
Moti i keq nxjerr në bregdet grumbuj me mbetje plastike në Durrës, ndotja e mjedisit problem për qytetin turistik

Moti i keq nxjerr në bregdet grumbuj me mbetje plastike në Durrës, ndotja e mjedisit problem për qytetin turistik

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Lajme
“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

Lugina
Kalo në kategori