LAJMI I FUNDIT:

Bild: Milot Rashica te Liverpooli i Jurgen Klopp për 38 milionë euro?

Bild: Milot Rashica te Liverpooli i Jurgen Klopp për 38 milionë euro?

Të gjesh diçka të mirë te Werder Bremen është shumë e vështirë këtë sezon, por Bild shkruan se klubi ka një xhevahir dhe ai po kërkohet edhe nga Liverpool.

Milot Rashica tani 23 vjeç ishte më i miri në gjysmën e parë të sezonit me shtatë gola dhe tre asistime.


Nuk është çudi që ‘Raketa’ e Bremenit dhe Kosovës të kërkohet nga shumë klube dhe jo vetëm në Bundesligë.

Foto: Milot Rashica/Facebook

Sipas BILD, trajneri i Liverpoolit, Jürgen Klopp e do Rashicën në verë dhe për këtë klubi anglez e ka përcjell disa herë nga afër dhe fituesi i Ligës së Kampionëve është gati për një ofertë.

Por trajneri i Werderit, Frank Baumann, thotë se ende nuk ka asgjë zyrtare.

“Sigurisht që ekzistojnë disa perspektiva për një lojtar si Miloti pas arritjeve në këto vite. Deri më tani nuk kemi negociuar me asnjë klub”, ka thënë ai.

Sidoqoftë, duket e pashmangshme shitja e Rashicës nga klubi në fund të sezonit.

Werderi ka nevojë për të ardhura pasi duhet të paguajë për dy transferimet e detyruara, Omer Toprak dhe Leo Bittencourt (së bashku 13.4 milionë euro).

Baumann nuk dëshiron ende të konfirmojë një largim të sigurt të shqiptarit: “Nuk është e sigurt që Miloti do të na lërë gjatë verës. Por nuk mund ta përjashtoj”.

Sipas mediave gjermane, klubi i ka vënë një çmim fiks Rashicës, rreth 38 milionë euro.

Ky çmim do të thyente çdo rekord të shtijës në klub, pasi ata e mban Diego kur kaloi te Juve për 24.5 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori