Bilall Kasami: Zjarri është lokalizuar, punojmë për shuarjen e plotë të tij
Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, ka njoftuar se është parandaluar përhapja e mëtejshme e zjarrit të sotëm, i cili shpërtheu një një fabrikë në Tetovë.
Kasami theksoi se situata me zjarrin është menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Pas reshjeve të shiut që shkaktuan vërshime në disa vende, sot ndodhi edhe ky zjarr i përmasave të mëdha. Bëhet fjalë për një fabrikë që përpunon materiale me bazë të derivateve të naftës, të cilat janë materie me djegie të nivelit të lartë. Që kur morëm informatat e para intervenuam me njësitë kundër zjarrit”.
“Edhe pse zjarri është aktiv, nuk ka rrezik për përhapjen e tij. Falënderoj të gjithë ata që ndihmuan për lokalizimin e zjarrit, sidomos zjarrfikësit e Tetovës, të cilët kanë qenë në krye të Tetovës”, tha mes tjerash Kasami.
Ai njoftoi se ka pasur ndihma nga zjarrfikësit e Gostivarit dhe Kumanovës.
“Ka pasur gatishmëri për ndihmë edhe nga zjarrfikësit e Strumicës dhe Kavadarit, por u dakorduam që nuk ka nevojë. Kam qenë në kontakt me kryeministrin. Është situatë të cilën besoj se kemi arritur ta menaxhojmë në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Kasami.
Ai shtoi se do të bëhen vlerësime dhe më pas do të dalin me informacione rreth shkaktarëve të zjarrit.
Kasami gjithashtu njoftoi se nxënësit nesër duhet të kthehen në shkollë, pasi siç tha, kanë marrë informacione se ajri nuk është aq i ndotur saqë të jetë rrezik për shëndetin e nxënësve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KSHZ: Rivotimi nga personat e sëmurë dhe të burgosurit u zhvillua pa probleme
Fushë Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për trafikim me narkotikë dhe posedim armësh – njëri gëlltiti qesen me kokainë gjatë arrestimit
Tetova sivjet me 123 filloristë më pak, në klasë të parë pritet të regjistrohen 838 nxënës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251