LAJMI I FUNDIT:

Bijleveld: Le të vendosin qytetarët në referendum

Bijleveld: Le të vendosin qytetarët  në referendum

“Holanda e përkrahu vendimin për Republikën e Maqedonisë në Samitin e NATO-s, tash qytetarët duhet të vendosin në referendum, a do ta përkrahin marrëveshjen dhe anëtarësimin në NATO”, thuhet në letrën që Ministrja e Mbrojtjes Radmila Sheqerinska e morri nga kolegia e saj nga Mbretëria e Holandës Ank Bijleveld.

Në letrën ku Ministrja e Mbrojtjes së Holandës ju përgjigj Ministres Sheqerinska, ku kërkoi nga vendet anëtarë të NATO-së pranë Samitit në Bruksel kërkoi ftesën e NATO-s për Maqedoninë, ajo përshëndet progresin që Maqedonia e arriti vitin e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Holanda e përkrah politikën e NATO-s për dyer të hapura, ku u tregua si instrument i rëndësishëm në promovimin e vlerave demokratike dhe stabilitetit në rajon. Qeveria e Republikës së Maqedonisë bëri përpjekje të mëdha në inicimin e reformave të nevojshme. Ju urojmë për progresin e arritur vitin e kaluar”, shkruan Bijleveld, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Në letrën, Ministrja e Holandës përgëzoi për marrëveshjen e arritur mes Maqedonisë dhe Greqisë, me çka është hequr pengesa formale për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

“Tash i mbetet qytetarëve të Republikës së Maqedonisë të vendosin në referendum se a do të përkrahin marrëveshjen dhe anëtarësimin në NATO”, thuhet në letrën e dërguar.

Ministrja e Mbrojtjes së Holandës konsideron se është e rëndësishme që Maqedonia të mbetet në rrugën e reformave, të vazhdojë me reformat tek sundimi i ligjit, liritë e medias dhe të drejtat e pakicave dhe shpreh gatishmërinë e Holandës që të ndihmojë në përpjekjet për zbatimin e tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti viziton Komunën e Kamenicës dhe ndërmarrjen “Tirol” me pronar Dobrivoje Antiq nga komuniteti serb

Kurti viziton Komunën e Kamenicës dhe ndërmarrjen “Tirol” me pronar Dobrivoje Antiq nga komuniteti serb

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Haradinaj-Stublla: Refuzimi i takimit me Kurtin nga LDK e AAK, tregon mungesë të gatishmërisë për të qeverisur me vendin

Haradinaj-Stublla: Refuzimi i takimit me Kurtin nga LDK e AAK, tregon mungesë të gatishmërisë për të qeverisur me vendin

Lajme
Vrasja e policit të Fier, RENEA rrethon zonën, identifikohet autori

Vrasja e policit të Fier, RENEA rrethon zonën, identifikohet autori

Lajme
Vrasja e efektivit të

Vrasja e efektivit të "Shqiponjave" në Fier, jepet shpërblim 30 mijë euro për kapjen e autorit

Lajme
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Kalo në kategori