LAJMI I FUNDIT:

Bien çmimet e naftës pas kritikave të Trumpit për OPEC-un

Bien çmimet e naftës pas kritikave të Trumpit për OPEC-un
MIAMI - APRIL 12: Richard Martinez fills his tank with gas April 12, 2004 in Miami, Florida. The national price for gasoline hit a record high for the third week in a row, according to the Lundberg gas survey, the national average for all grades of gas is approximately $1.82 a gallon. That is about a 31 cent increase since December 2003. Gasoline prices are rising because of strong consumer demand for fuel and tight petroleum inventories due in part to OPEC lowering its oil production quotas. (Photo by Joe Raedle/Getty Images/Guliver)

Çmimi i naftës së papërpunuar ka pësuar një ulje si pasojë e kritikave të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në adresë të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), sipas tij, ky organizëm po rritë çmimet në mënyrë të papërballueshme për botën.

Nafta e papërpunuar fillimisht shënoi ulje të çmimit me 3.3 për qind të hënën, më saktësisht në 64.93 dollarë për fuçi, për të vazhduar trendin edhe të martën duke rënë në 64.86 dollarë për fuçi.


Ndërkohë edhe marka amerikane e naftës WTI, ka shënuar ulje me 3.3 për qind, më saktësisht në 55.45 dollarë për fuçi, dhe të martën në 55.28 dollarë për fuçi.

Çmimi i naftës së papërpunuar bie në 55.26 dollarë për fuçi
Lexo po ashtu Çmimi i naftës së papërpunuar bie në 55.26 dollarë për fuçi

“Çmimet e naftës janë të larta. OPEC, ju lutem relaksohuni dhe merreni me të qetë. Bota nuk mund të përballojë rritjen, është e ndieshme”, shkroi Trump në Twitter, me çka shkaktoi ulje të çmimeve, që është hera e parë në tre muajt e fundit, përcjell Telegrafi.

Nafta e papërpunuar dhe WTI, javën e kaluar arritën nivelin më të lartë që nga 16 nëntori 2018, si rrjedhojë e marrëveshjes për kufizim të prodhimit, ndërkohë që sanksionet amerikane mbi Venezuelën dhe Iranin kanë ndikuar në rritje të çmimeve. /Telegrafi/