Bien aksionet e Unitedit pas pensionimit të Fergusonit

Kjo rënie e papritur në aksionet e klubit ndodhi menjëherë pasi u bë publik lajmi i pensionimit të menaxherit legjendar Sir Alex Ferguson.
New York Stock Exchange u hap në ora 14:30 dhe vetëm pas 10 minutave, United lajmëroi për një rënie të aksioneve nga 12.08 në 11.51 funte. Pas një ore gjendja filloi të stabilizohej dhe aksionet u rritën pak, por deri në fund të ditës pati edhe lëvizje të tjera, duke e përmbyllur ditën me një humbje rreth -1.76%. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
09/05/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate











































