LAJMI I FUNDIT:

Bie përseri çmimi i Bitcoin

Bie përseri çmimi i Bitcoin

Pas një periudhe rikthimi të kriptovalutave, veçanërisht të Bitcoin, çmimi i saj përsëri është kthyer në 7,694.18 dollarë.

Me 5 maj, Bitcoin ishte vlerësuar me 9,900 dollarë që ishte pika më e lartë pas një periudhe rënie.


Sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, Bitcoin brenda 24 orëve ra me 3 për qind, por nuk është vetëm kjo kriptovalutë që ka shënuar rënie.

Aktualisht vlera e kapitalit të Bitcoin është mbi 131 miliardë dollarë dhe përbënë mbi një të tretën e tërë kapitalit të kriptovalutave. /Telegrafi/