LAJMI I FUNDIT:

Bie një grua në bunar, rasti po hetohet nga Policia në Gjilan

Bie një grua në bunar, rasti po hetohet nga Policia në Gjilan
Foto: Ilustrim

Një person ka njoftuar se gruaja e tij ka rënë në një bunar.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:30, në Gjilan.


Tutje në raport bëhet e ditur se në lidhje me rastin janë njoftuar njësiti i Zjarrfikësve të cilët e kanë nxjerr trupin e pa jetë nga bunari.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se gruaja e tij ka rënë në një bunar. Njësitë policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Në lidhje me rastin janë njoftuar njësiti i Zjarrfikësve te cilët e kanë nxjerr trupin e pa jetë nga bunari”, thuhet në raport.

Po ashtu sipas raportit thuhet se me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/