Si pasojë e pandemisë në vendin tonë, është shënuar rënie e konsiderueshme e importit të automjeteve me rreth 30 përqind.
Ndonëse gjatë kësaj periudhe, Kosova ka rënie të importit në përgjithësi për produkte të ndryshme që kanë ndikuar direkt edhe në arkëtimin e të hyrave nga Dogana me një rënie prej 12 përqind.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka thënë për KosovaPress, se gjatë pandemisë rreth 2500 automjete janë importuar më pak, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Ai thotë se sikurse në gjithë botën, edhe në Kosovë për automjetet e përdorura impakti është më i madh në import.
“Kosova nuk ka mundur me i ikë trendit global të zvogëlimit të tregut të automjeteve. Në gjithë botën ka pasur ulje drastike të veturave të cilat janë shitur. Derisa tek ne kjo është reflektuar me një ulje të konsiderueshme. Për automjetet e reja rënia ka qenë nga 2100 sa janë shitë deri në fund të korrikut, këtë vit kemi rënë në 1500 copë automjete ose rënia ka qenë rreth 30 përqind automjete më pak të reja. Ndërsa për automjetet e përdorura impakti është edhe më i madh. Rreth 2500 automjete kemi më pak të importuara gjatë kësaj kohe të pandemisë, që do të thotë ka rënie mbi 20 përqind në të dy këto fusha. Nëse më herët kemi pasur rreth 11 mijë automjete të importuara gjatë shtatë muajve të parë të vitit, tani kemi vetëm 8500 automjete. Ka një rënie prapë të vazhdueshme të automjeteve”, theksoi ai.
Zëdhënësi Stavileci ka thënë se importi për automjete kryesisht dominohet nga bendet evropiane ose Gjermania, i cila prinë me eksportin e veturave drejt Kosovës.
Sa i përket të hyrave nga Dogana, ai ka thënë është një rënie e konsiderueshme me mbi 70 milionë euro deri tash.
“Gjatë kësaj periudhe ne kemi rënie të importit në përgjithësi të produkteve të ndryshme. Kjo ka ndikuar direkt edhe në arkëtimin e të hyrave. Nëse merret si periudhë krahasuese 2019 me 2020 vërehet se rënia e të hyrave është rreth 12 përqind më pak se viti i kaluar. Në vitin e kaluar kemi pasur të hyra deri në korrik rreth 660 milionë euro , tani kemi rreth 580 milionë euro. Që do të thotë rënia është mbi 70 milionë euro që është një rënie konsiderueshme, e cila varet edhe nga konsumi”, theksoi ai.
Kujtojmë se me masat e Qeverisë për parandalimin e përhapjes së Covid-19, janë mbyllur edhe tregjet e automjeteve. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Shtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë