LAJMI I FUNDIT:

Bie çmimi i karburanteve në bursën ndërkombëtare

Bie çmimi i karburanteve në bursën ndërkombëtare

Dështimet e bankave në Amerikë kanë ulur çmimin e naftës.

Një fuçi në tregun evropian sot në mëngjes është edhe më e lirë, gjegjësisht 79 dollarë ndërsa dje çmimi ra nën 80 dollarë. Jo shumë kohë më parë, një fuçi nafte kushtojë 120 dollarë.


Çmimi i naftës në Londër ra nën 80 dollarë për fuçi dje për herë të parë që nga fillimi i shkurtit, pas falimentimit të bankës së Silicon Valley, e cila solli turbulenca shtesë në tregjet e energjisë.

Silicon Valley Bank: Pse kolapsoi dhe a është ky fillimi i një krize bankare?
Lexo po ashtu Silicon Valley Bank: Pse kolapsoi dhe a është ky fillimi i një krize bankare?

Dhe këtë mëngjes ne shohim një rënie – një fuçi është 78 dollarë në tregun e Londrës.

Autoritetet amerikane po nxitojnë të forcojnë besimin në sistemin bankar dhe të parandalojnë përhapjen e krizës në bankat e tjera.

Goldman Sachs hoqi dorë nga kërkesat për të rritur normat e interesit javën e ardhshme mes turbulencave të vazhdueshme. /Telegrafi/