LAJMI I FUNDIT:

Biden ua ndaloi presidentit dhe ministrave të Nikaraguas të hyjnë në Shtetet e Bashkuara

Biden ua ndaloi presidentit dhe ministrave të Nikaraguas të hyjnë në Shtetet e Bashkuara

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ia ndaloi presidentit të Nikaraguas, Daniel Ortega, gruas së tij dhe nënpresidentit, Rosario Murillo dhe një numër ministrash dhe zyrtarësh të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët shtetëror dhe disa prej familjarëve të tyre nuk do të mund të hyjnë në SHBA shkaku i cenimit të demokracisë në vendin e tyre.


“Shtypja dhe abuzimi i qeverisë së Ortegas si dhe atyre që e mbështesin atë po urdhërojnë Shtetet e Bashkuara të veprojnë”, tha presidenti amerikan në një tekst të publikuar pas zgjedhjeve të diskutueshme të 7 nëntorit, në të cilat Ortega mbeti në krye të vendit, raporton forbes.

“Kam vendosur se është në interesin e Shteteve të Bashkuara të ndalojë anëtarët e qeverisë së Nikaraguas të udhëhequr nga Daniel Ortega, duke përfshirë gruan e tij dhe zëvendëspresidentin Rosario Murillo, dhe këdo që është i përfshirë në minimin e institucioneve demokratike të vendit”, shtoi ai.

Lista shumë e gjatë e personave të padëshiruar përfshin edhe disa ligjvënës, anëtarë të qeverisë, kryetarë bashkie dhe deputetë të tyre të akuzuar për “shkelje të të drejtave të njeriut dhe ndëshkim të protestuesve paqësorë”, si dhe një sërë zyrtarësh të lartë të sigurisë, agjencive qeveritare, administratës së burgjeve, gjyqësori dhe ministria e brendshme.

Gratë dhe fëmijët e të sanksionuarve u ndaluan gjithashtu të hyjnë në territorin e SHBA-së.

Departamenti i Thesarit i SHBA-së njoftoi tashmë sanksione financiare të hënën për Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Nikaraguas dhe nëntë zyrtarë të lartë të vendit.

Ndryshe, opozita nuk mori pjesë në zgjedhjet e 7 nëntorit sepse kundërshtarët kryesorë të presidentit janë arrestuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Botë
Kalo në kategori