LAJMI I FUNDIT:

Biden tregon dy arsyet kryesore se pse nuk do të zgjasë me vite lufta mes Rusisë dhe Ukrainës

Biden tregon dy arsyet kryesore se pse nuk do të zgjasë me vite lufta mes Rusisë dhe Ukrainës

Presidenti amerikan, Joe Biden tha sot se nuk beson se lufta mes Rusisë dhe Ukrainës mund të zgjasë me vite.

“Unë mendoj se lufta nuk mund të zgjasë me vite për dy arsye. E para është se rusët nuk mund ta mbajnë luftën përgjithmonë për sa i përket burimeve dhe kapaciteteve të tyre”, tha ai.

Lideri amerikan shtoi se arsyeja e dytë është se në një moment rrethanat do të jenë të tilla që presidenti rus, Vladimir Putin do të vendosë se nuk është në interesin e Rusisë të vazhdojë këtë luftë.

“Pavarësisht nëse është interes ekonomik, politik apo ndonjë interes tjetër”, tha ai në një konferencë shtypi me presidentin finlandez, Sauli Ninisto.

Biden tha se Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s dhe se është vetëm çështje kohe, por asnjë vend nuk mund të anëtarësohet në aleancën ushtarake derisa është i përfshirë në luftë.

“Askush nuk mund t’i bashkohet aleancës nëse po ndodh një luftë, sepse kjo garanton menjëherë se ne jemi në luftë, në luftën e tretë botërore. Prandaj, këtu nuk bëhet fjalë nëse Ukraina duhet të anëtarësohet apo jo në NATO, ka të bëjë me atë se kur do të Ukraina me siguri do të jetë anëtare e NATO-s”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

Amerika
Ukrainasit pretendojnë se rusët kanë humbur 1,160 ushtarë tjerë dhe 58 sisteme artilerike në 24 orët e fundit

Ukrainasit pretendojnë se rusët kanë humbur 1,160 ushtarë tjerë dhe 58 sisteme artilerike në 24 orët e fundit

Evropa
Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia

Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia

Botë
Amerikani u kollit, pastaj ndjeu një dhimbje në stomak - ngriti këmishën nga frika dhe pa një vrimë prej 7 centimetrash

Amerikani u kollit, pastaj ndjeu një dhimbje në stomak - ngriti këmishën nga frika dhe pa një vrimë prej 7 centimetrash

Amerika
Scholz tregon se pse Gjermania nuk do t’i vendos sanksione të reja Rusisë sikurse SHBA-ja dhe Britania

Scholz tregon se pse Gjermania nuk do t’i vendos sanksione të reja Rusisë sikurse SHBA-ja dhe Britania

Evropa
Putin premton paqe me Ukrainën, por Kievi duhet të plotësojë dy kushte

Putin premton paqe me Ukrainën, por Kievi duhet të plotësojë dy kushte

Evropa
Kalo në kategori