LAJMI I FUNDIT:

Biden reagon pas tërheqjes së republikanes Haley – presidenti amerikan ka një ofertë për të pasi ajo nuk e mbështeti Trumpin

Biden reagon pas tërheqjes së republikanes Haley – presidenti amerikan ka një ofertë për të pasi ajo nuk e mbështeti Trumpin

Joe Biden ka reaguar pas deklaratës së Nikki Haleyt se nuk do ta mbështet Donald Trumpin pasi ajo u tërhoq nga gara e republikanëve për zgjedhjet presidenciale amerikane.

“Duhet shumë guxim për të kandiduar për president – veçanërisht në Partinë e sotme Republikane, ku kaq pak guxojnë të flasin të vërtetën për Donald Trumpin”, deklaroi presidenti amerikan.


Trump tallet me tërheqjen e Haleyt: Shpresoj se do të qëndrojë deri në fund të garës
Lexo po ashtu Trump tallet me tërheqjen e Haleyt: Shpresoj se do të qëndrojë deri në fund të garës

“Nikki Haley ishte e gatshme të fliste të vërtetën për Trumpin: për kaosin që e ndjek gjithmonë, për paaftësinë e tij për të parë të drejtën nga e gabuara, për strukjen para Vladimir Putinit. Donald Trump e bëri të qartë se nuk i do mbështetësit e Nikki Haleyt”, shton ai, përpara se të pretendojë se “ka një vend për ta në fushatën time”.

Megjithatë, ai pranon se “e di se ka shumë gjë për të cilat nuk do të biem dakord”, shkruan skynews.

“Por, për çështjet themelore të ruajtjes së demokracisë amerikane, për mbrojtjen e shtetit të së drejtës, për trajtimin e njëri-tjetrit me mirësjellje, dinjitet dhe respekt, për ruajtjen e NATO-s dhe qëndrimin përballë kundërshtarëve të Amerikës, shpresoj dhe besoj se mund të gjejmë gjuhën e përbashkët”, pohoi 81-vjeçari.

Pse u largua nga gara Haley dhe çfarë do të thotë kjo për zgjedhjet presidenciale amerikane?
Lexo po ashtu Pse u largua nga gara Haley dhe çfarë do të thotë kjo për zgjedhjet presidenciale amerikane?

“Ne të gjithë e dimë se këto nuk janë zgjedhje të zakonshme dhe aksionet për Amerikën nuk mund të jenë më të larta. Ajo që bashkon demokratët, republikanët dhe të pavarurit është dashuria për Amerikën”, përfundoi ai.

Ndryshe, Biden si demokrat dhe Trumpi si republikan do të garojnë për zgjedhjet presidenciale amerikane, të cilat do të mbahen më 5 nëntor të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Botë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan shqelmoi dhe grushtoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë

Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan shqelmoi dhe grushtoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë

Azia
Kalo në kategori