LAJMI I FUNDIT:

Biden në Beograd, do të riaktualizojë çështjen e vëllezërve Bytyçi (Video)

Biden në Beograd, do të riaktualizojë çështjen e vëllezërve Bytyçi (Video)

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, do të vizitojë edhe Kosovën edhe Serbinë javën e ardhshme.

Në Beograd ai pritet të diskutojë çështjen e krimeve të luftës dhe theksi do të vihet te çështja e tre shqiptaro-amerikanëve, të vrarë 17 vjet më parë në Serbi, në rrethana të pasqaruara ende, raporton VoA.


Familjarët e tre vëllezërve të vrarë Bytyçi, si dhe organizatat humanitare, shpresojnë që vizita të nxisë autoritetet serbe që të ndërmarrin hapa konkrete për ndriçimin e kësaj vrasjeje.

Rreth sqarimit të vrasjes janë bërë premtime, por duket se mungesa e vullnetit politik ka penguar vënien e autorëve para drejtësisë.