Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të takohet me ekipin e tij të sigurisë kombëtare për të diskutuar “zhvillimet në Lindjen e Mesme” mes frikës në rritje për një sulm iranian në Izrael, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.
Tensionet rajonale janë rritur pas vrasjes së liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran, një ditë pasi një sulm izraelit në Bejrut vrau Fuad Shukur, një komandant i lartë ushtarak nga grupi libanez Hezbollah.
Të dy grupet mbështeten nga Irani, i cili është betuar për hakmarrje.
Bëhet e ditur se Biden do të flasë gjithashtu me Mbretin Abdullah II të Jordanisë, ndërsa SHBA-ja nis një raund të ri diplomacie që synon ftohjen e tensioneve.
“Qëllimi i përgjithshëm është ulja e tensioneve në rajon, frenimi dhe mbrojtja kundër këtyre sulmeve dhe shmangia e konfliktit rajonal”, tha Jonathan Finer, zëvendës këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.
Por, frika po rritet se lufta e Izraelit kundër militantëve palestinezë në Gazë, e cila filloi pas sulmit të Hamasit të 7 tetorit, mund të përshkallëzohet në një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.
Gjatë një bisede mes Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe kryeministrit irakian, Mohammed Shia al-Sudani, raportohet se al-Sudani i tha diplomatit amerikan se parandalimi i përhapjes së konfliktit është i lidhur me ndalimin e “agresionit” izraelit në Rripin e Gazës.
Si Hezbollahu në Liban ashtu edhe Houthit në Jemen kanë thënë se kanë nisur sulmet ndaj Izraelit në solidaritet me palestinezët në Gazë, ku pothuajse 40,000 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra mijëra të tjerë janë plagosur që nga 7 tetori.
Ndërkohë, Ministri i Jashtëm jordanez, Ayman Safadi bëri një udhëtim të rrallë në Teheran në një përpjekje të fundit për të frenuar Iranin, por përpjekja dukej e destinuar të dështonte.
Në një takim me Safadi, presidenti iranian Masoud Pezeshkian deklaroi se vrasja e Haniyeh ishte një “gabim i madh i regjimit sionist të Izraelit që nuk do të mbetet pa përgjigje”.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli ishte tashmë i përfshirë në një “luftë shumë-frontesh” me Iranin dhe përfaqësuesit e tij dhe ishte gati për çdo skenar, ndërsa Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant paralajmëroi: “Nëse ata guxojnë të na sulmojnë, ata do të paguajnë një çmim të rëndë”.
Ndryshe, Arabia Saudite, Italia dhe Franca janë të fundit nga disa vende që u bënë thirrje qytetarëve të tyre të largohen nga Libani mes tensioneve në rritje.
Disa linja ajrore perëndimore kanë pezulluar edhe fluturimet drejt Libanit dhe aeroporteve të tjera në rajon, përfshirë Tel Avivin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump vendos t’i shesë armë Ukrainës, kongresistja republikane: Për këtë nuk e morëm votën, jam tejet e zhgënjyer

Marrëveshje e re amerikane për armët në Ukrainë: Çfarë do të marrë Kievi dhe kush do t'i paguajë ato?

Pas një zënke me ish-partnerin, meksikania qëllohet për vdekje me pushkë automatike në mes të rrugës – publikohen pamjet rrëqethëse

Prenë pemën ikonë në Britani, dënohen me burg dy burra

Nga Sllovenia në Uashington - Melania Trump papritur bëhet zë i Ukrainës në Shtëpinë e Bardhë

Deri në 7,000 afganë po zhvendosen në Mbretërinë e Bashkuar në një skemë sekrete pas shkeljes së të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë