LAJMI I FUNDIT:

Biden “ia ndryshon mbiemrin” Putinit – derisa flet mbi politikën e Uashingtonit ndaj Moskës

Biden “ia ndryshon mbiemrin” Putinit – derisa flet mbi politikën e Uashingtonit ndaj Moskës

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ia ka “ndryshuar mbiemrin” presidentit rus Vladimir Putin gjatë një fjalimi mbi politikën e Uashingtonit ndaj Moskës.

Siç edhe mund të shihet në videon e publikuar më poshtë, ai, mbiemrin e presidentit rus e shqiptoi si “Klutin”.


“Unë ia kam bërë të qartë presidentit Klutin – Putin – se Shtetet e Bashkuara janë të palëkundura në sigurimin e mbështetjes për aleatët dhe partnerët tanë në Evropë”, thotë Biden.

“Shtetet e Bashkuara nuk duan të fillojnë përshkallëzimin dhe konfliktin me Rusinë. Ne duam një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të parashikueshme”, citohet të ketë thënë më tej Biden.

Veç këtyre, presidenti i SHBA-së, Biden tha se ai i kishte sugjeruar homologut të tij rus, Vladimir Putin, që ata të zhvillonin një takim këtë verë në Evropë.

“Kur fola me presidentin Putin, theksova se besoj se komunikimi i drejtpërdrejtë midis nesh të dyve është thelbësor për përparimin drejt një marrëdhënieje më efikase. Dhe ai u pajtua me këtë”, tha Biden dje në Shtëpinë e Bardhë, duke komentuar politikën amerikane ndaj Rusisë. /Telegrafi/