LAJMI I FUNDIT:

Biden: Është parashikuar valë e madhe e kuqe, por nuk ndodhi kështu

Biden: Është parashikuar valë e madhe e kuqe, por nuk ndodhi kështu

Presidenti amerikan Joe Biden mbajti fjalimin e pas mbajtjes së zgjedhjeve, duke iu referuar rezultatit të Partisë Demokratike, si dhe ndryshimeve të mundshme që mund të përjetojë Kongresi në SHBA.

“Dje kishim zgjedhje. Ishte një ditë e mirë për demokracinë dhe një ditë e mirë për Amerikën. Demokracia u testua dje, por dje u konfirmua se demokracia është ajo që jemi. Ne nuk i dimë ende të gjitha rezultatet. Megjithatë, e dimë se ishte parashikuar një valë e madhe e kuqe, por ajo nuk ndodhi. Disa kandidatë të mirë nga demokratët nuk fituan mandatin, por Partia Demokratike pati një rezultat të përgjithshëm shumë të mirë”, tha Biden, transmeton Telegrafi.


Ai tha gjithashtu tha se ka pasur një bisedë me Maxwell Frost, 25-vjeç), zyrtarin më të mirë që do të jetë pjesë e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan.

“Votuesit kanë dërguar një mesazh se duan të ruajnë demokracinë dhe të drejtën e votës. Dua të falënderoj veçanërisht të rinjtë që dolën të votojnë në numra historikë. Unë fola mbrëmë me Maxwell Frost dhe i thashë se jam zgjedhur në moshën 29-vjeçare dhe nuk dyshojë se do të ketë një karrierë të madhe përpara tij në Dhomën e Përfaqësuesve”, shtoi presidenti amerikan.

Pas kësaj, ai pati një mesazh për Republikanët.

“Pavarësisht se cili është rezultati përfundimtar, unë jam gati të punoj me republikanët. Në politikën e jashtme, pres që ne të vazhdojmë rezistencën tonë të përbashkët ndaj agresionit rus në Ukrainë. Pas samitit të G20, unë do të ftoj përfaqësuesit e të dyja palëve në një takim për të rënë dakord për punën dhe qasjen e mëtejshme”, tha ndër tjera Biden. /Telegrafi/