LAJMI I FUNDIT:

Biden e quan “gabim” qasjen e Netanyahut për luftën në Gaza

Biden e quan “gabim” qasjen e Netanyahut për luftën në Gaza

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se nuk pajtohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, me mënyrën sesi e ka menaxhuar luftën në Gaza – duke e cilësuar si “gabim”.

“Mendoj se ajo çfarë po bën është gabim. Nuk pajtohem me qasjen e tij”, tha Biden në një rrjet televiziv në SHBA që transmetohet në gjuhën spanjolle, transmeton Telegrafi.


Kjo nuk është hera e parë që Biden është kritik me kryeministrin izraelit, dhe shpesh kanë pasur mospajtime lidhur me çështjen sesi nuk po kursehen civilët palestinezë gjatë bombardimeve.

Javën e kaluar Shtëpia e Bardhë njoftoi se Biden i ka treguar Netanyahut për mbështetjen e ardhshme amerikane, e cila do të varet kryesisht nga hapat që i ndërmerr për të mbrojtur civilët.

Ai gjithashtu gjatë një bisede telefonike ka thënë se një “armëpushim i menjëhershëm” është i nevojshëm, për të përmirësuar situatën humanitare në Gaza. /Telegrafi/