LAJMI I FUNDIT:

Bezos u ngut që të mos e “kryqëzojnë” si Elon Muskun, premtoi në Glasgow miliarda dollarë për pyllëzimin e Afrikës!

Bezos u ngut që të mos e “kryqëzojnë” si Elon Muskun, premtoi në Glasgow miliarda dollarë për pyllëzimin e Afrikës!

Projekti i murit të madh të gjelbër në Saleh, për të cilin është paralajmëruar që në janar do të ndahen 19 miliardë dollarë, tashmë janë mbledhur gjysma e mjeteve të premtuara, e tani pjesë e këtij donacioni është bërë edhe themeluesi i Amazonit, Jeff Bezos.

“Në terren janë siguruar 48 për qind të parave”, ka deklaruar presidenti francez Emmanuel Macron në margjinat e COP26 në Glasgow, ku gjatë këtij takimi është diskutuar për pyllëzimin e një rripi të gjatë që përfshin 11 vende afrikane, transmeton Telegrafi.


Projekti i murit të madh të gjelbër filloi në vitin 2007, dhe në janar në kuadër të “One Planet”, Samiti të Parisit është paralajmëruar ndarja e 19 miliardë dollarëve.

E në takimin e djeshëm ku morën pjesë Princi Charles dhe Jeff Bezos, miliarderi amerikan tha se fondi i tij nesër do të marrë për obligim që të ndajë dy miliardë dollarë për “rinovimin” e Tokës, kryesisht në Afrikë.

“I kemi telefonuar Princit Charles, ai i telefonoi Jeff Bezosit. Nuk është lehtë të sigurosh fonde për projekte ndërkombëtare”, tha Macron para gazetarëve.

Ndërmarrësit përfshirë Bezosin, janë bërë cak i kritikave që po shpenzojnë para për udhëtime në hapësirë, në vend se të zgjedhin probleme në Tokë.

Themeluesi i kompanisë më të madhe në botë për blerje online, tha se gjatë udhëtimit në hapësirë më fluturaken e tij New Shephard e kuptoi se çfarë rëndësie të madhe ka planeti Tokë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori