LAJMI I FUNDIT:

Betohet Shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm të FA

Betohet Shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm të FA

Në Presidencë u zhvillua sot ceremonia e betimit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku.

Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm Presidenti Ilir Meta, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, gjeneralë, atashe të huaj, si dhe funksionarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, etj.


Pas nderimit të Himnit Kombëtar, u lexua dekreti i Presidentit të Republikës, që me propozim të kryeministrit, dekreton Gjeneral Brigade, Bardhyl Kollçaku, Shef të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

“Betohem se do t’i bindem Kushtetutës e ligjeve, do t’i shërbej me ndershmëri vendit tim dhe do të mbroj interesat e Republikës së Shqipërisë”, u betua Gjeneral Kollçaku.

Në fjalën e tij pas betimit, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku tha se “është nder dhe privilegj për mua që më besohet pozicioni më i lartë i komandimit në Forcat e Armatosura të gjithë Shqipërisë”.

“Zotohem se do të bëj ç’është e mundur dhe më të mirën për të përmbushur me sukses misionin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë , misionin kushtetues për mbrojtjen e pavarësisë dhe sovranitetit të tërësisë territoriale”, theksoi Kollçaku.

Presidenti Meta në fjalën e tij u shpreh se “kjo ceremoni e betimit është me rëndësi të veçantë për Forcat tona të Armatosura me rastin e emërimit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm , një ngjarje me peshë në zinxhirin e komandimit dhe drejtimit strategjik të FA-së, në Republikën e Shqipërisë”.

“Kam kënaqësinë që jo vetëm t’iu uroj juve gjeneral Kollçaku, por edhe të shpreh besimin e plotë se në sajë të edukimit, profesionalizmit dhe eksperiencës së spikatur që ju zotëroni jepni garanci se do ta përmbushni me nder dhe sukses sfidën dhe detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm”, nënvizoi Meta.

Kreu i shtetit shprehu gjithashtu konsideratën më të lartë dhe respektin më të thellë, si president dhe si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, për burrat e gratë me uniformë që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të shërbejnë me përkushtim dhe sakrifica të panumërta për mbrojtjen e vendit dhe interesave tona kombëtare gjatë 105 viteve të shtetit tonë.

“Falënderoj me mirënjohje të veçantë emër për emër, të 153 ushtarakët tanë që ndodhen aktualisht me misionin në Afganistan, Detin Egje, Letoni, Mali, Kosovë, Bosnje Hercegovinë, por edhe kolegët e tyre që kontribuojnë me vetëmohim në përballje me zjarret në krah të emergjencave civile në shërbim të qytetarëve”, tha Meta.

Presidenti Meta u shpreh se “si komandant i Përgjithshëm ju garantoj se përkushtimi dhe kontributet ushtarake do të vlerësohen dhe promovohen vetëm sipas meritës, integritetit, patriotizmit dhe vlerave profesionale të gjithsecilit prej pjesëtareve të FA-së”.

”Konfirmoj qëndrimin tim të palëkundur se çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare, përmirësimi i buxhetit të mbrojtjes, modernizimi dhe rritja e kapaciteteve operacionale të FA-së përmbushja dhe detyrimet në kuadër të NATO-s, do të mbështeten fuqishëm nga unë në pesë vitet në vijim”, përfundoi Meta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori