LAJMI I FUNDIT:

Betohet presidenti i ri i Shqipërisë, Bajram Begaj

Betohet presidenti i ri i Shqipërisë, Bajram Begaj

E diel, 24 korrik – betohet Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Begaj në fjalimin e tij të parë tha se gjatë mandatit të tij pesëvjeçar do të përmbushë detyrën e tij sipas normave të Kushtetutës, por nuk do të qëndrojë neutral.

Ai u shpreh se pas hapjes së negociatave për anëtarësim në BE, Shqipëria tashmë ka hyrë në një rrugë të pakthyeshme evropiane.

“Trashëgimia e mëhershme e dilemave e dyshimeve për orientimin e saj, i takon tash së shkuarës. Shqipëria evropiane sot premtim dhe nesër realitet, është kurora e ëndrrës më të bukur historike të popullit shqiptar dhe testamenti i ardhur prej historisë dhe bekimi i së ardhmes… Unë e njoh dhe e mbështes punën e qeverisë, dhe e mbështesë opozitën shqiptare dhe vlerat që ajo realizon, por dëshiroja që asnjëherë të mos shihej konflikti përpara bashkëpunimit”, tha Begaj.

Tutje ka theksuar se marrja e kësaj detyre vjen në një moment të rëndësishëm historik.

“Pas pandemisë agresioni rus një sulm i paprovokuar ndaj popullit të Ukrainës e ka futur botën në një tjerë krizë, duke zgjuar kujtimet e errëta të pasojave katastrofike që prodhoi lufta. Askush nuk mund të jetë i përjashtuar nga pasojat e saja, as Shqipëria dhe shqiptarët të cilët janë rreshtuar në anën e duhur përkrah aleatëve. Të kemi ndjenjën e përgjegjësie dhe të respektojmë vendimet e organeve kompetente dhe të mos përfitojmë nga situatat e vështira. Vetëm kështu interpretojmë qartë shpresat e qytetarëve tanë, të cilat me dhimbje duhet ta pranojmë se marrin goditje prej 32 vjetësh”, ka shtuar Begaj.

Po ashtu tha se do të përmbushë detyrën e tij sipas normave të Kushtetutës, por nuk do të qëndrojë neutral që bie ndesh.

“Do të insistoj në bashkëpunimin ndërmjet të gjitha forcave politike, sepse në fund ne jemi shërbyes të qytetarëve dhe konflikti nuk është asnjë herë një shërbyes i mirë… Me vendosmëri të konsolidojmë shtetin e së drejtës për të garantuar të drejtat e lirive të njeriut sikurse e meritojnë qytetarët, të luftojmë për të rigjetur vlerat e humbur dhe atyre që me shumë mund deri më tash i kemi ndërtuar”, ka deklaroi Begaj.

Begaj u zgjodh president me 78 vota pro dhe katër kundër dhe një abstenim në Kuvendin e Shqipërisë më 6 qershor.

Zgjedhjen e Begajt e ka kundërshtuar opozita atje, ku sipas tyre, kryeministri Edi Rama, tashmë e ka kapur edhe institucionin e fundit në vend.

Profili i presidentit të ri të Shqipërisë, Bajram Begaj

Në vitin 2020, Bajram Begaj mori rolin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare.

Ai më parë shërbeu si Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake, Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Armatosur Shqiptare.

Gjeneral Major Bajram Begaj ka lindur në datë 20.03.1967, në Rrogozhinë.

Ai Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Degën Mjekësi e Përgjithshme në vitin 1989 dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin “Mjekësi” në vitin 1998.

Ai gjithashtu ka përfunduar “Doktoraturën në Fushën e Mjekësisë”, ndërsa mban edhe titullin ‘Profesor i Asociuar’ në Mjekësi.

Dy vite më parë presidenti i Republikës Ilir Meta i dha gradën madhore “Gjeneral Major” Bajram Begajt me detyrë “Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes”.

Begaj hyri në historinë e FA, duke u bërë kështu mjeku i parë në ushtri që arriti që të bëhet gjeneral major, e cila është grada më e lartë.

Gjatë karrierës 31-vjeçare ushtarake ka kryer: Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen; Shkollën e thelluar pasuniversitare të mjekësisë, Specializimin Pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji, Kursin e menaxhimit spitalor dhe Kursin e lidershipit mjekësor strategjik, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe Kursin e specializimit në fushën e mjekësisë dhe Kursin e Shëndetësisë, në Greqi.

Gjeneral Major Begaj në 31 vitet e karrierës në FA ka mbajtur një sërë detyrash.

Ai më parë shërbeu si Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës.

Ishte shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT, Drejtor i Spitalit Ushtarak.

Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoriatit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak Qendror Universitar etj.

Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer:

“Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen”, në Shqipëri;

“Shkollën e thelluar pasuniversitare të mjekësisë”, në Shqipëri;

“Specializimin Pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji”, në Shqipëri;

“Kursin e menaxhimit spitalor” dhe “Kursin e lidershipit mjekësor strategjik”, në SHBA;

“Specializimin në fushën e mjekësisë” dhe “Kursin e Shëndetësisë”, në Greqi.

Gjeneral Major Bajram Rushit Begaj, ka përfunduar “Doktoraturën në Fushën e Mjekësisë”, në Shqipëri si dhe mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi.

Ai ka kryer detyra të ndryshme si:

Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes,

Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT,

Drejtor i Spitalit Ushtarak

Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor, në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak Qendror Universitar, si dhe detyra të tjera në strukturat e Forcave të Armatosura./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori