LAJMI I FUNDIT:

Betejë e ashpër: Jaguari shqyen një lloj të krokodilit (Foto, +18)

Betejë e ashpër: Jaguari shqyen një lloj të krokodilit (Foto, +18)

Një luftë e ashpër e zhvilluar për 20 minuta mes jaguarit dhe një lloj krokodili të vogël i njohur me emrin “yacare”, është dokumentuar përmes disa fotografive.

Jaguari duke se i kishte bërë pritë në lumin “Tre vëllezërit” në Mato Grosso në Brazil, transmeton Telegrafi.


Ai ia kishte ngulur aq thellë dhëmbët në fyt, sa që reptili mundohej me çdo kusht t’i shpëtonte vdekjes, por ishte e kotë.

Për shkak të fuqisë së madhe në nofulla, jaguari e kishte mbytur dhe kishte arritur ta nxjerr nga uji për ta shqyer në copa.

Fotografitë e publikuara më poshtë rrallëherë mund të shkrepen, dhe për këtë janë shikuar nga miliona njerëz nga e mbarë bota. /Telegrafi/