Forcat irakiane do të rinisin ofensivën e tyre ndaj Shtetit Islamik në brendësi të Mosulit brenda pak ditësh. Kështu paralajmëroi një komandant amerikan nga fushëbeteja, duke iu referuar fazës së dytë të operacionit dymujor që pritet t’i zhvendosë trupat amerikane më pranë me vijën e frontit të luftës në këtë qytet.
Beteja për Mosulin, ku përfshihen 100 mijë trupa irakianë, anëtarë të forcave kurde të sigurisë dhe milci shiite, është beteja më e madhe në terren në Irak që prej invazionit të udhëhequr prej SHBA-ve në vitin 2003. Faza e re pritet t’u japë trupave amerikane rolin më të madh ushtarak që prej përmbushjes së angazhimit të presidentit Barack Obama për t’u tërhequr nga Iraku në vitin 2011.
Ushtarë elitarë irakianë kanë marrë thuajse çerekun e Mosulit, që përbën edhe bastionin e fundit të rëndësishëm të xhihadistëve në Irak, por avancimet e tyre kanë qenë të ngadalta. Ndërkohë, gjatë këtij muaji ata u përfshinë në një fazë operacionale pushimi, e para gjatë fushatës.
Një njësi e armatosur rëndë me disa mijëra policë federalë është dislokuar, nga periferitë jugore ku ishte rreth dy javë më parë, në përforcim të fronteve lindore, pasi njësitë ushtarake të këshilluara prej amerikanëve pësuan humbje të mëdha nga një kundërsulm i Shtetit Islamik.
Këshilltarët amerikanë, pjesë e një koalicioni ndërkombëtar që ka zhvilluar mijëra sulme ajrore dhe ka stërvitur dhjetëra mijëra trupa tokësore irakiane, përcjell TCH, do të punojnë drejtpërdrejt me këto forca dhe me një forcë elitare goditëse të Ministrisë së Brendshme.
“Për momentin jemi duke bërë të gjitha përgatitjet për fazën e ardhshme të sulmit, pasi do të nisin futjen në pjesën e brendshme të Mosulit lindor”, tha kolonel Stuart James. “Aktualisht, pozicionimi i forcave luftarake dhe pajisjeve dhe armatimeve drejt kësaj pjese të objektivit tonë do të ndodhë në vetëm pak ditë”.
Kjo lëvizje do t’i vendosë trupat amerikane në mes të rrezikut tejet të madh të Mosulit, edhe pse James tha se niveli i rrezikut karakterizohet si “i moderuar”. Gjatë 15 muajve të fundit, 3 ushtarakë amerikanë janë vrarë në veri të Irakut.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë
Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë