LAJMI I FUNDIT:

Detajet dhe pamjet se si duket “shtëpia e lëvizshme” ku jeton Elon Musk – që kushton vetëm 50 mijë dollarë

Detajet dhe pamjet se si duket “shtëpia e lëvizshme” ku jeton Elon Musk – që kushton vetëm 50 mijë dollarë

Elon Musk, një nga njerëzit më të pasur në botë, ka vendosur të jetojë në një shtëpi në vlerë prej 50,000 dollarësh në Starbase, Texas.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ajo është e vendosur brenda ambienteve të kompanisë së tij private të eksplorimit të hapësirës SpaceX, dhe në të vërtetë mbërriti atje, e vendosur në pjesën e pasme të një kamioni.


Njësia e para-fabrikuar e strehimit është vetëm disa metra katrorë dhe Musk ka thënë se do të jetë shtëpia e tij kryesore.

Duke shkruar në Twitter, Musk iu përgjigj dikujt që kishte komentuar mënyrën e tij të jetesës modeste.

Si përgjigje, Elon shkroi: “Shtëpia ime kryesore është një shtëpi prej 50 mijë dollarësh në Boca Chica/Starbase që unë marr me qira nga SpaceX”.

“Megjithatë është e mrekullueshme”, ka shkruar më tej Musk.

Dhe prona e “palosshme” është bërë nga një kompani e quajtur Boxabl, dhe mini-shtëpia është modeli i saj Casita.

Siç thuhet më tej, një e tillë mund të blihet në faqen e internetit të kompanisë për 49,500 dollarë ose më pak se 250 dollarë në muaj dhe janë potencialisht një mundësi për të zgjidhur krizën e strehimit.

Shtëpitë mund të ndërtohen në më pak se një ditë. /Telegrafi/