LAJMI I FUNDIT:

Besimi: Rreth 190 milionë euro nga BERZH-i për financimin e autostradës Shkup-Bllacë, EF Oslomej 2 dhe EF Manastir

Besimi: Rreth 190 milionë euro nga BERZH-i për financimin e autostradës Shkup-Bllacë, EF Oslomej 2 dhe EF Manastir

Me 188 milionë euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të mbështetet ndërtimi i tri projekteve shumë të rëndësishme infrastrukturore në vend: autostrada Shkup – Bllacë dhe elektranat fotovoltaike EF Oslomej 2 dhe EF Manastir.

Dje, Kuvendi dha dritë jeshile për dy ligjet në lidhje me garancinë shtetërore, të cilët u hartuan nga Ministria e Financave.


Mjetet do të jenë të disponueshme pas nënshkrimit të marrëveshjeve nga BERZH-i, Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore, Elektranat e Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Financave.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, së fundmi theksoi se realizimi i këtyre projekteve është jashtëzakonisht i rëndësishëm për zhvillimin e vendit.

Përmes ndërtimit të nënaksit të dytë të autostradës Shkup – Bllacë me gjatësi prej 10.5 km, do të përmirësohet në mënyrë të konsiderueshme mobiliteti, shkëmbimi tregtar dhe siguria rrugore, do të shkurtohet kohëzgjatja e udhëtimit dhe do të rriten mundësitë për zhvillimin socio-ekonomik, si në nivel nacional ashtu edhe në atë rajonal.

Projekti do të zbatohet nga NPRRSH-ja dhe do të financohet me mjete financiare nga BERZH-i në vlerë prej 167.6 milionë eurove, grant investues nga WBIF-ja në vlerë prej 20.82 milionë eurove dhe grant për ndihmë teknike nga WBIF-ja (përkrahje teknike për zbatimin e projektit dhe mbikëqyrjes) në vlerë prej 5.68 milionë eurove.

Gjithashtu, BERZH-i ndan grant prej 0.35 milionë eurove për zhvillimin e strategjisë nacionale të e-mobilitetit dhe planit aksional të infrastrukturës rrugore.

Në kushtet e krizës energjetike, realizimi i projektit të EMV-së për tranzicionin drejt fotovoltaikëve solar është jashtëzakonisht i rëndësishëm, i cili përfshin ndërtimin e EF Oslomej 2 me kapacitet të instaluar 10 MW dhe EF Manastir me 20 MW, zbatuesi i të cilit do të jetë EMV-ja. Ky investim do të kontribuojë në krijimin e vendeve të reja të punës, të cilat do të ndikojnë pozitivisht në aspektin social në këto dy rajone, ku planifikohet ndërtimi i dy elektranave fotovoltaike.

“Qëllimi kryesor i Projektit të EMV-së për tranzicionin drejt fotovoltaikëve solar është që të ndihmojë në arritjen e normave evropiane për emetimin e gazrave serrë, në arritjen e qëllimeve dhe angazhimeve ekologjike të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Do të ketë efekt pozitiv në mjedisin jetësor, sepse me fillimin e punës së elektranave fotovoltaike, do të ulet prodhimi i energjisë elektrike nga termocentralet”, theksoi Besimi, duke arsyetuar ligjin në Kuvend.

Vlera e përgjithshme e investimit të projektit është 25.5 milionë euro, i cili financohet nga SHA EMV- Shkup përmes huas nga BERZH-i me vlerë prej 19.8 milionë eurove të siguruar me garanci shtetërore, me grant nga WBIF-ja me vlerë prej 5 milionë eurove dhe me mjete vetanake me vlerë prej 0.7 milionë eurove.

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori