Doganierët në pikën kufitare Tabanoc, me të hyrë në vend, parandaluan një përpjekje për kontrabandë të 348 gramëve bizhuteri ari, me vlerë 1.3 milion denarë.

Rasti u zbulua gjatë një kontrolli të detajuar të një makine me të cilën udhëtonte një çift, shtetas të RMV-së me banim në Belgjikë, ndërsa në çantën e pasagjeres u gjetën 26 bizhuteri ari.


Departamenti i Hetimeve i Sektorit të Kontrollit dhe Hetimeve ngriti një kallëzim penal kundër saj për veprën penale "kontrabandë", e dënueshme sipas Kodit Penal.

Këtë vit janë zbuluar 13 raste të kontrabandës së arit, gjatë të cilave u sekuestruan më shumë se 2.5 kilogramë bizhuteri ari dhe monedha ari.