Besimi në takim me Al Suadi: Mundësi investimi me planin për rritje të përshpejtuar ekonomike
Mundësitë për investime në projekte të mëdha me rëndësi të veçantë në vend janë shqyrtuar sot në takimin e ministrit të Financave, Fatmir Besimi me drejtorin e përgjithshëm të Fondit për Zhvillim të Abu Dabit, Mohamed Saif Al Suadi si dhe me drejtorin për Investime të këtij Fondi, Rashed Alkabi.
Takimi, siç kumtoi kabineti i Besimit, edhe pse ishte planifikuar të zhvillohej në Dubai, u zhvillua onlajn, në përputhje me masat antikrizë për të ulur shpenzimet në kohë krize.
Ministri Besimi e prezantoi Planin për rritje të përshpejtuar ekonomike, i cili, siç theksoi ai, parasheh rritje të investimeve publike dhe private në shumë sfera prioritare, siç janë, digjitalizimi, agjenda e gjelbër, kapitali njerëzor, inovacioni dhe zhvillimi teknologjik dhe infrastruktura fizike. Plani për përshpejtim të rritjes do të luajë rol kyç në nxitjen e vendeve të punës dhe rritjen e ekonomisë në Maqedoninë e Veriut.
“Ministria e Financave dhe Qeveria kanë objektiv ambicioz por të arritshëm për të përkrahur rimëkëmbjen ekonomike dhe rritjen e përshpejtuar. Përpjekjet kanë për qëllim arritjen e normave dyfish më të larta të rritjes ekonomike, me ç’rast përfitimet do t’i ndjejnë më shumë qytetarë dhe dobi do të kenë gjeneratat e tanishme ashtu edhe ato të ardhshme”, theksoi ministri në këtë takim.
Nga Fondi për Zhvillim shprehën interes për t’u përfshirë në financimin e projekteve, veçanërisht në sferën e bujqësisë dhe turizmit. Dy vendet kanë potencial për ta intensifikuar bashkëpunimin, veçanërisht në sferën e bujqësisë, turizmit, investimeve, energjetikës, ndërtimtarisë dhe të ngjashme.
Fondi për Zhvillim i Abu Dabit, si një nga fondet më të rëndësishme investuese në korniza botërore financon projekte strategjike përmes sigurimit të huave për qeveritë e vendeve në zhvillim, duke iu ndihmuar në arritjen e qëllimeve zhvillimore dhe prioriteteve. Kapitali i tyre për investime vlerësohet të jetë në vlerë prej disa miliarda dollarëve. Shumica e projekteve janë të fokusuara në sektorët nga sfera e transportit, banimit, bujqësisë, energjisë, ujit dhe industrisë së bashku me shërbimet sociale, arsimin dhe shëndetësinë. Krahas këtyre, ky Fond kryen investime direkte në kompani të ndryshme dhe portofole private në partneritet me sektorin privat dhe publik përmes posedimit të aksioneve në pronësi të plotë ose të pjesshme. Merr pjesë edhe në investime indirekte të tregut të kapitalit përmes depozitave dhe fletobligacioneve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAllen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Kosova nënshkruan marrëveshje me SHBA-të kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
Najçevska: Pse është kaq e rëndësishme që kryetari i parlamentit të jetë shqiptar
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare