LAJMI I FUNDIT:

Besimi i lëkundur i BE-së

Besimi i lëkundur i BE-së

Valdrin Ferizi

Që nga shpallja e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, roli i BE-së për të ardhmen e Kosovës është përcaktuar si fundamental në ngritjen e institucioneve, sundimin e ligjit dhe reformave të thella ekonomike, administrative, si një nga parakushtet e BE-së për integrim.


Për Kosovën, ky proces ishte mjaft i vështirë, me mjaft sfida e probleme, megjithatë gatishmëria për këtë ambicie ishte e gjithanshme.

Proceset e mëvonshme të institucioneve të Kosovës sugjeruan se rruga drejtë integrimit evropian kalon përmes normalizimit të marrëdhënieve me fqinjët, respektivisht me Serbinë, të cilën Kosova duhej ta pranonte përkundër që nuk ishte bërë asnjë kompensim i dëmeve të luftës, si dhe sot e asaj dite nuk dihet ende për fatin e shumë të pagjeturve e nuk janë kompensuar as dëmet financiare dhe kulturore te Kosovës.

Në këtë proces, roli i BE-së është ndërmjetësues dhe lehtësues për negocimin mes dy vendeve. Procesi i zhvilluar deri me tani rezulton me disa marrëveshje të arritura, por të cilat në shumicën e rasteve janë shkelur njëanshëm nga Serbia, ndërsa qasja e BE-së ishte e heshtur përballë këtij fakti

Përkundër njoftimeve zyrtare nga Qeveria e Kosovës mbi këto shkelje nga ana e Serbisë, BE-ja ishte e shurdhër përballë zërave të Kosovës, por jo edhe atyre të Serbisë.

Kështu, Serbia me diplomacinë e saj të egër kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, ka bërë është shkeljen e marrëveshjes së 9 prillit 2013, për normalizimin e marrëdhënieve të nënshkruara mes palëve me ndërmjetësimin e BE- së në Bruksel, në të cilën ndër të tjera thuhet si vijon: “Asnjëra nga palët e përfshira në negociata – as Kosova e as Serbia – nuk do të pengojnë njëra tjetrën në synimin e tyre drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”.

E njëjta nuk ndodhi kur Kosova aspironte të anëtarësohej në UNESCO dhe INTERPOL, ku diplomacia serbe vazhdimisht kishte lobuar dhe vazhdon të lobojë kundër anëtarësimit të kësaj të fundit, duke shkelur kështu mbi çdo marrëveshje të arritur në Bruksel.

INTERPOL-i, si organizate ndërkombëtare e sigurisë, nuk do të kishte asnjë efekt negative ndaj vendeve tona përveç izolimit të krimit të organizuar dhe përgjegjësit e këtyre krimeve të dalin para drejtësisë. Serbia me diplomacinë e saj po ia mundëson rritjen e krimit, duke u mundësuar që kriminelet të ikin nga drejtësia.

Përkitazi me këto zhvillime, Qeveria e Kosovës ka vendosur taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe që dëshirojnë t’ju ekspozohen tregut kosovar, pasi që përveç shkeljeve të marrëveshjeve të arritura në Bruksel, Republikës së Kosovës i referoheshin me emra jokushtetues, duke mos e llogaritur si shtet të pavarur dhe sovran. Bllokimi i këtyre mallrave nuk do të sjell rritje të çmimeve në tregun tonë, pasi që kemi një numër të konsiderueshëm të produkteve tona, si dhe mungesa eventuale e tyre do të mund të plotësohet nga vendet mike të Kosovës.

Përballë vendimit të Qeverisë se Republikës se Kosovës, BE- ja u tregua e ashpër, duke kërkuar anulimin e menjëhershëm të taksës për mallrat serbe, ndërsa nga ana tjetër, siç e cekëm edhe me lartë, kur marrëveshjet e arritura në mes të palëve me ndërmjetësimin e kësaj të fundit shkelen nga Serbia, BE-ja qëndron e heshtur. Për më tepër, BE-ja u miraton liberalizimin e vizave për Ukrainën dhe Moldavinë, ndërsa të njëjtën gjë nuk e bënë për Republikën e Kosovës – edhe pse shteti ynë ka plotësuar mbi 95 për qind të kritereve për këtë qëllim.

Ajo që do të duhej të bëjë BE në këtë proces do të ishte të mbajë rolin e saj si ndërmjetësues dhe garantues i zbatimit të këtyre marrëveshjeve në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, e assesi të jetë e njëanshme siç po ndodhë tani, si dhe duhet të respektojë vendimet që marrin shtetet sovrane si Republika e Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka marrë hapin e duhur me vendosjen e taksës, pasi që nuk kishte mbetur zgjedhje tjetër për ta vetëdijesuar Serbinë, e cila vazhdimisht shkel mbi marrëveshjet e nënshkruara mes tyre. Me këtë veprim Republika e Kosovës nuk bën asnjë shkelje të vetme të asnjë marrëveshje të arritur përveçqë zbaton raportin e reciprocitetit me shtetin fqinjë.

Tani është radha e Serbisë që të zbatojë marrëveshjet e arritura deri me tani në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së, pasi që vetëm me zbatimin e dyanshëm të tyre mund të arrijmë qëllimet e përbashkëta për anëtarësimin në familjen evropiane dhe krijimin e një stabiliteti të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor.

Në trend

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Kalo në kategori