LAJMI I FUNDIT:

Besimi: BDI arrinë 100 mijë vota, partia më e madhe shqiptare

Besimi: BDI arrinë 100 mijë vota, partia më e madhe shqiptare

Fatmir Besimi nga BDI në konferencë për shtyp tha se BDI në këto zgjedhje ka arritur rekord prej 100 mijë votave, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se BDI do të vazhdojë të mbetet partia më e fortë shqiptare në Maqedoni.


“Falënderojmë çdo votues, çdo qytetar që i qëndruan besin liderit tonë Ali Ahmeti. Që i qëndruan pranë opsionit të qyteterit, opsionit për jetë më të mirë në të ardhmen. BDI është mirënjohëse për këto vota dhe ashtu siç thotë Ali Ahmeti ne asnjëherë nuk do t’ju gënjejmë. Me fitoren e BDI-së fitojnë të gjithë qytetarët”, tha mes tjerash Besimi.

Ai tha se BDI ka arritur fitore në Komunën e Kërçovës, Pllasnicës, ndërsa në epërsi do të shkojë në rrethin e dytë me Besën në Çair dhe me Aleancën në Gostivar./Telegrafi/