LAJMI I FUNDIT:

Besart Berisha e mbyll stinorin e rregullt në A-Leaguen me 19 gola

Besart Berisha e mbyll stinorin e rregullt në A-Leaguen me 19 gola

Sulmuesi Besart Berisha ka shënuar gol në fund të stinorit të rregullt në A-Leaguen australiane, edhe pse luajti vetëm në 30 minutat e fundit të ndeshjes.

Ishte goli i 19-të i sulmuesit kosovar në kampanjën e sivjetme në Australi, por që nuk ishte i mjaftueshëm për ta fituar “Këpucën e Artë”.


Skuadra e tij, Western United humbi 3-1 të mërkurën në mbrëmje kundër Melbourne Cityt.

E pikërisht në këtë duel, përballë e pati lojtarin i cili e fitoi çmimin e golashënuesit më të mirë, Jamie MacLaren me dy gola të realizuara në pjesën e dytë shkoi në total prej 22 golash gjithsej.

35-vjeçari Berisha, megjithatë, ka hyrë në garë në “Seritë e Finaleve” në Australi.

Të dielën skuadra e tij do të luajë kundër ish skuadrës ku Berisha e arriti kulmin, Brisbane Roarit.