LAJMI I FUNDIT:

Besa përballet me skuadrën Borac në raundin e tretë të Kupës Evropiane në hendboll

Besa përballet me skuadrën Borac në raundin e tretë të Kupës Evropiane në hendboll
(Foto: kosovahandball.info)

Kampionia e Kosovës, Besa Famgas, do të përballet me Boracin e Banjallukës në raundin e tretë të Kupës Evropiane.

Shorti për këtë fazë të garave është tërhequr të mërkurën – thuhet në njoftimin e faqes së FHK-së.


Ndeshja e parë luhet më 12/13 dhjetor në Pejë, kurse e kthimit një javë më vonë në Banjallukë të Bosnjë-Hercegovinës.

Besa Famgas ka shkëlqyer në raundin e dytë të Kupës Evropiane, duke shënuar dy fitore të thella ndaj Bosna Visoko, skuadrës tjetër boshnjake. Të dy ndeshjet ishin luajtur në Pejë.

Skuadra e Besës ka pretendime për të shkuar përtej raundit të tretë të Kupës Evropiane.